Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
SPORT

Collina mbron teknologjinë në futboll: Më mirë një vendim i drejtë sesa polemika që zgjasin me dekada

P
Piranjat21 July 2026, 10:50 · 3 min lexim
Collina mbron teknologjinë në futboll: Më mirë një

Shefi i arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, ka mbrojtur përdorimin e teknologjisë në futboll, duke theksuar se ajo është futur për të ndihmuar arbitrat dhe për të garantuar vendime sa më të drejta në fushën e lojës.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish-arbitri i njohur italian tha se ishte paradoksale që mijëra tifozë në stadium mund të shihnin menjëherë përsëritjet e aksioneve, ndërsa i vetmi person që duhej të merrte vendimin, arbitri, nuk kishte këtë mundësi.

“Teknologjia u fut për të zgjidhur një situatë paradoksale. Në stadium, mbi 80 mijë spektatorë mund ta shihnin në kohë reale se çfarë kishte ndodhur në fushë, ndërsa i vetmi që nuk mund ta bënte ishte ai që duhej të merrte vendimin. Kishim dy alternativa: ose të krijonim një lloj komuniteti ‘Amish’ brenda stadiumit, ku teknologjia të ishte e ndaluar për të gjithë, ose t’u jepnim të njëjtën mundësi edhe arbitrave”, deklaroi Collina.

Ai shtoi se FIFA investon miliona euro në zhvillimin e teknologjive të arbitrimit, por shpresa është që ato të përdoren sa më pak.

“Shpresojmë që këto investime të rezultojnë të panevojshme. Kjo do të thotë se arbitrat kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrjen e teknologjisë”, u shpreh ai.

Collina hodhi poshtë edhe pretendimet se teknologjia i zbeh emocionet e futbollit, duke argumentuar se një gol festohet gjithsesi dhe se konfirmimi i tij sjell edhe një moment të dytë gëzimi.

“Thuhet se teknologjia vret emocionin, por kjo nuk është e vërtetë. Futbollisti feston sapo shënon, ndërsa nëse goli konfirmohet, ka një festë të dytë. Nëse anulohet, feston skuadra kundërshtare. Është shumë më mirë që emocioni të mbështetet mbi një vendim të drejtë, sesa mbi një episod që do të diskutohet për javë, vite apo edhe dekada”, theksoi ai.

Për ta ilustruar këtë, Collina solli si shembull finalen e Kupës së Botës 1966, duke kujtuar se edhe pas gati gjashtë dekadash vazhdon debati nëse topi e kishte kaluar plotësisht vijën fatale në golin e Anglisë ndaj Gjermanisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.