Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
SPORT

Daku ambientohet te Spartaku: Ndihem sikur kam 3 vite

P
Piranjat18 August 2026, 18:44 · 3 min lexim
Daku ambientohet te Spartaku: Ndihem sikur kam 3 vite

Mirlind Daku ishte protagonist në fitoren e Spartakut të Moskës ndaj Baltikës me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës ruse. Sulmuesi shqiptar dha asistin për Manfred Ugalde, i cili shënoi golin e parë të Spartakut në takimin e zhvilluar në Kaliningrad. Pas ndeshjes, Daku e cilësoi triumfi n si shumë të rëndësishëm për ekipin, duke theksuar vështirësinë e përballjes me Baltikën në fushën e saj.

“Emocionet? Gjithmonë janë të mira kur fi ton. E dinim para ndeshjes se ishte shumë e vështirë të luanim kundër Baltikës në shtëpinë e saj. Për ne është një fi tore shumë e rëndësishme. Duhet vetëm të fi tojmë. Unë dua të fi toj edhe nëse nuk shënoj vetë”, deklaroi Daku. Sulmuesi shqiptar foli gjithashtu për bashkëpunimin me Ugalden, me të cilin po krijon një dyshe në repartin ofensiv të Spartakut. Daku tha se mes tyre ekziston një mirëkuptim i mirë futbollistik, pavarësisht se kanë pak kohë që luajnë së bashku. “Unë e njoh shumë mirë Ugalden dhe e kuptoj mënyrën se si luan.

Kam ndjesinë sikur kemi luajtur së bashku prej tre ose katër vitesh. Kemi një mirëkuptim futbollistik. Duhet të luajmë edhe pak më shumë së bashku dhe gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh 28-vjeçari. Daku foli edhe për largimin nga Rubin Kazan, klub ku kaloi tre vite përpara transferimit te Spartaku. Ai pranoi se ndarja nuk ishte e lehtë, duke pasur parasysh lidhjet që kishte krijuar gjatë qëndrimit në Kazan. “Ne të gjithë e dimë se sa shumë gjëra kanë ndodhur me mua te Rubini. Kam shumë miq atje dhe kam kaluar tre vite, ndaj ishte e vështirë të largohesha.

Por tani jam te Spartaku dhe dua thjesht të luaj këtu”, tha Daku. Pas katër javësh kampionat, Spartaku ka grumbulluar nëntë pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelën e Premier Ligës ruse. Ndeshjen e radhës, skuadra e Moskës do ta luajë më 23 gusht në shtëpi ndaj Zenitit. Daku iu bashkua Spartakut gjatë kësaj vere pas largimit nga Rubini. Në tre sezone me klubin nga Kazani, sulmuesi shqiptar zhvilloi 93 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 38 gola dhe dhënë 13 asistime.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.