De la Fuente ia kujton premtimin pas triumfit në Botëror: Cucurella duhet të bëjë tatuazhin e tij

Marc Cucurella tani duhet të përballet me premtimin e dhënë para Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi spanjoll kishte deklaruar se do të bënte tatuazh fytyrën e përzgjedhësit Luis de la Fuente nëse Spanja do të shpallej kampione e botës.
Pas triumfit 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit, ku “La Roja” siguroi titullin e dytë në histori, De la Fuente ia kujtoi me humor premtimin mbrojtësit të krahut.
“Ata bënë një gabim, por janë burra që e mbajnë fjalën. Nuk jam edhe aq i shëmtuar, vetëm duhet të gjejnë një pjesë të trupit që nuk është shumë e dukshme”, tha trajneri spanjoll.
De la Fuente shtoi se kush jep një premtim duhet ta zbatojë atë: “Nëse thua diçka, duhet ta mbash fjalën”.
Cucurella ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës në rrugëtimin drejt trofeut, ndërsa tani mbetet të shihet nëse do ta realizojë premtimin e pazakontë ndaj trajnerit të tij.
Lexo edhe
SPORT
“Sports Illustrated” publikon renditjen historike të Botërorit/ Brazili i vitit 1970 në krye ndërsa Spanja...

Trump ishte me Argjentinën? Presidenti amerikan vlerëson FIFA-n: Kupë bote historike

Pse po largohet Lionel Scaloni? Deklarata që ndryshon të ardhmen e Argjentinës

Albion Rrahmani nis aventurën te Venezia me gol/ Shkëlqen në debutimin me klubin italian

VIDEO/ E shëmtuar pas finales së Botërorit, Paredes përplaset keq me lojtarët e Spanjës

Dueli Mbappe-Messi mbyllet me triumfin e francezit/ 10 gola për sulmuesin e Real Madridit në Kupën e Botës

Zyrtari i federatës amerikane kritikon Trumpin dhe Infantinon: Futbolli nuk duhet të përzihet me politikën

Infantino drejt rizgjedhjes në FIFA, por Platini mund t’i prishë planet





