Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Dëshmia tronditëse në gjyqin për Maradonën: Nuk ngrihej nga shtrati, s’donte të lahej e as të hante

P
Piranjat 7 August 2026, 16:48 · 3 min lexim
Dëshmia tronditëse në gjyqin për Maradonën: Nuk ngrihej

Gati gjashtë vite pas vdekjes së Diego Maradonës, procesi gjyqësor ndaj shtatë profesionistëve shëndetësorë që kujdeseshin për legjendën argjentinase vazhdon të nxjerrë detaje të reja tronditëse.

Në seancën e fundit dëshmoi masazhatori i tij, Nicolas Taffarel, i cili foli për gjendjen fizike dhe psikologjike të “El Diez” në javët e fundit të jetës së tij. Sipas tij, Maradona ishte në një gjendje shumë të rënduar dhe askush nuk po merrte masa konkrete për përmirësimin e situatës.

“Diego nuk ngrihej nga shtrati, nuk donte të hante dhe nuk donte të lahej”, rrëfeu Taffarel para gjykatësve. Ai tha se disa herë kishte ngritur shqetësimet e tij te stafi mjekësor dhe kishte kërkuar që Maradona të kontrollohej çdo ditë.

“Ua bëra të ditur problemet që shihja tek ai, por nuk pashë as veprime konkrete dhe as një zgjidhje të shpejtë”, deklaroi i emocionuar masazhatori. Taffarel tregoi se gjendja e ish-kapitenit të Argjentinës po përkeqësohej dita-ditës: “Ishte i fryrë, kishte këmbët e enjtura…”. Ai shtoi se mjekët e qetësonin vazhdimisht duke i thënë se gjithçka do të kalonte. “Kur je i shqetësuar, u beson mjekëve. I thua vetes se do të kalojë, se gjithçka do të rregullohet. Por nuk ndodhi kështu”, tha ai.

Masazhatori kujtoi edhe takimin e fundit me Maradonën, më 24 nëntor 2020, vetëm një ditë para vdekjes së tij. Ai tregoi se i kishte propozuar të kalonin pak kohë së bashku duke pirë një mate (pije tradicionale amerikanojugore), por Maradona e kishte refuzuar.

“‘Nuk dua asgjë, Taffita, mjafton kështu’. E pyeta: ‘Çfarë do të thuash me mjafton kështu?’. Ai më tha: ‘Asgjë, mjafton kështu’”, rrëfeu Taffarel. Shprehja e përdorur nga Maradona, “ya está”, në spanjisht mund të kuptohet si “në rregull, mjafton” ose edhe “kaq ishte”, duke ngjallur interpretime të ndryshme pas vdekjes së tij.

Një nga pikat kryesore të procesit mbetet koha dhe mënyra e vdekjes së Maradonës. Ekspertizat mjekoligjore kanë ngritur dyshime se ai mund të ketë vuajtur për disa orë para se të ndërronte jetë. Të shtatë të pandehurit, të gjithë pjesë e ekipit që kujdesej për të, mohojnë akuzat për neglizhencë. Ata rrezikojnë dënime deri në 25 vite burg dhe pretendojnë se kanë vepruar brenda kompetencave të tyre.

Gjatë procesit janë publikuar edhe biseda të stafit të sigurisë pas vdekjes së Maradonës, ku thuhej se mjekët “ishin të frikësuar” dhe se mund të përfundonin “në burg”. Çështja pritet të zgjasë ende, ndërsa gjykata vazhdon të mbledhë dëshmi për të zbardhur një nga historitë më të dhimbshme dhe të diskutueshme në botën e futbollit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.