SPORT

Dinamo e Ilir Dajës në alarm, në 52% të ndeshjeve nuk shënon!

Piranjat Përditësimi i fundit 28 March 2026, 23:00

Dinamo e Ilir Dajës në alarm, në 52% të ndeshjeve nuk

Sfida mes Dinamos dhe Elbasanit vjen si një duel interesant mes dy skuadrave me objektiva dhe forma të ndryshme këtë sezon në Superiore.

Shifrat tregojnë qartë diferencat, por edhe elementët ku ndeshja mund të vendoset. Elbasani mban vendin e dytë me 53 pikë në 29 ndeshje, duke qenë një nga skuadrat më të qëndrueshme të kampionatit.

Me 14 fitore dhe vetëm 4 humbje, verdheblutë kanë ndërtuar një sezon solid, ku dallon sidomos vazhdimësia në rezultate dhe balanca në të dy fazat e lojës.

Nga ana tjetër, Dinamo renditet në vendin e pestë me 40 pikë. Blu-të kanë qenë më të luhatshëm, me një bilanc të balancuar, 10 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje. Një ekip që shpesh ka vuajtur për të kthyer ndeshjet në favor të tij, sidomos në momentet vendimtare. Diferenca më e madhe mes dy skuadrave qëndron te efikasiteti.

Elbasani ka një mesatare prej 1.83 pikësh për ndeshje, krahasuar me 1.38 të Dinamos. Gjithashtu, verdheblutë humbasin shumë pak dhe janë më të sigurt në administrimin e rezultateve. Në aspektin ofensiv, të dy ekipet nuk janë ndër më shpërthyesit, por Elbasani sërish ka një avantazh të lehtë me 35 gola të shënuar kundrejt 31 të Dinamos.

Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është diferenca te ndeshjet pa shënuar, Dinamo nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në mbi gjysmën e ndeshjeve (51.72%), ndërsa Elbasani vetëm në 5 raste gjatë gjithë sezonit. Edhe mbrojtja është një pikë e fortë për të dy skuadrat.

Dinamo ka pësuar 23 gola, ndërsa Elbasani 22, shifra që tregojnë se pritet një ndeshje e fortë dhe e mbyllur.

Kjo konfirmohet edhe nga statistikat e golave, shumica e ndeshjeve të të dy ekipeve kanë përfunduar nën 2.5 gola, duke lënë të kuptohet se detajet do të bëjnë diferencën. Një tjetër element në favor të Elbasanit është qëndrueshmëria në mbajtjen e portës së paprekur, me 13 “clean sheets” kundrejt 11 të Dinamos.

Në letër, Elbasani hyn si favorit, por Dinamo ka treguar se di të jetë një kundërshtar i vështirë, sidomos në ndeshje të mbyllura dhe taktike. Përfundimi pritet të varet nga një episod, një gol, një gabim apo një moment individual.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?