Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
SPORT

Dinamo e Zagrebit nxjerr në shitje Arbër Hoxhën, sulmuesit kuqezi i bëhet problem pasaporta

P
Piranjat 2 September 2026, 18:20 · 2 min lexim
Dinamo e Zagrebit nxjerr në shitje Arbër Hoxhën, sulmuesit kuqezi

Arbër Hoxha mund të mos jetë pjesë e Dinamo Zagrebit për sezonin e ri. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është nxjerrë në merkato, teksa drejtuesit e klubit kroat po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së kartonit të tij.

Sipas raportimeve nga Kroacia, trajneri Mario Kovaçeviç ka aktualisht 27 futbollistë në dispozicion dhe konkurrenca në repartin ofensiv është shtuar ndjeshëm. Me disa lojtarë që mbulojnë krahët e sulmit, Dinamo po mendon të reduktojë organikën dhe një prej emrave që mund të largohet është pikërisht Hoxha.

Klubi nga Zagrebi synon të përfitojë miliona euro nga shitja e sulmuesit shqiptar. Megjithatë, situata nuk është aspak e thjeshtë. Një prej problemeve që mund të kufizojë numrin e klubeve të interesuara është pasaporta shqiptare e Hoxhës, duke ngushtuar rrethin e skuadrave që mund të bëjnë një ofertë konkrete.

Në pjesën më të madhe të Europës, afati i merkatos është mbyllur tashmë, përfshirë edhe pesë ligat më të rëndësishme. Megjithatë, disa tregje janë ende të hapura dhe mund t’i japin Hoxhës një rrugëdalje nga Dinamo e Zagrebit.

Austria, Skocia dhe Katari lejojnë lëvizje deri më 3 shtator, ndërsa në Zvicër merkatoja mbyllet më 9 shtator dhe në Turqi më 11 shtator.

Kështu, e ardhmja e Arbër Hoxhës mbetet në pikëpyetje. Ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit shqiptar, me Dinamon e Zagrebit që pret një ofertë të kënaqshme për të bërë lëvizjen e radhës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.