Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SPORT

Dinamo marshon në Europë, “Blutë” shkatërrojnë Aluminijn dhe sigurojnë biletën për turin e tretë

P
Piranjat30 July 2026, 23:32 · 2 min lexim
Dinamo marshon në Europë, “Blutë”

Dinamo City ka dhuruar një mbrëmje spektakolare në “Elbasan Arena”, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij dhe duke siguruar me meritë kualifikimin për në turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League. Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në transfertë, ekipi i Ilir Dajës dominoi plotësisht ndeshjen e kthimit dhe kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Dinamo hodhi themelet e fitores që në pjesën e parë. Lorenco Vila zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, duke ndezur festën në tribunat e “Elbasan Arenës”. Vetëm pak çaste para pushimit, në minutën e 43-të, Klevi Qefalija dyfishoi shifrat dhe i dha qetësinë e nevojshme skuadrës shqiptare.

Në pjesën e dytë, Aluminij u përpoq të rikthehej në lojë, por Dinamo administroi me zgjuarsi avantazhin dhe në minutën e 77-të vulosi gjithçka. Ishte Fabjan Perndreca ai që realizoi golin e tretë, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës sllovene dhe duke kthyer fundin e ndeshjes në një festë për blutë.

Me këtë sukses, Dinamo vazhdon ëndrrën europiane dhe në turin e tretë kualifikues do të përballet me skuadrën letoneze Auda, në një tjetër sfidë ku do të synojë të afrohet edhe më shumë me fazën ligë të UEFA Conference League.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.