Ditë e artë për Kosovën në xhudo/ Tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Kosova ka shënuar një paraqitje të shkëlqyer në xhudo në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar tri medalje të bronzta dhe dy vende të pesta.
Në podium u ngjitën Fatjona Kasapi, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova, ndërsa Dardan Cena dhe Erza Muminoviq e mbyllën garën në vendin e pestë.
Kasapi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi në luftën vendimtare mposhti italianen Gaia Stella me “Yuko”.
Edhe Flaka Loxha siguroi bronzin. Pas fitores ndaj Michela Terranovas në çerekfinale dhe humbjes në gjysmëfinale, kosovarja triumfoi me “Ippon” ndaj turkes Aysenur Budak në duelin për medalje.
Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Akil Gjakova u ngjit gjithashtu në podium. Ai mposhti turkun Bilal Ciloglu me “Ippon” në luftën për medaljen e bronztë.
Pranë podiumit mbetën Dardan Cena dhe Erza Muminoviq, të cilët u renditën në vendin e pestë pas humbjeve në duelet për medaljen e bronztë.
Me këto tri medalje, Kosova ka tashmë katër medalje në “Taranto 2026”: një të artë dhe tri të bronzta. Medaljen e artë e ka fituar boksierja Donjeta Sadiku.
Një ditë e jashtëzakonshme për xhudon kosovar dhe një tjetër dëshmi e rezultateve të larta të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Lexo edhe
SPORT
Rafael Leao drejt largimit nga Milani, arrihet marrëveshja me Galatasarayn për 45 milionë euro

Fatjona Kasapi ngjitet në podium, fiton medaljen e bronztë në “Taranto 2026”

Roko Vata në radarët e Serisë A, Roma dhe Bolonja pas 21-vjeçarit

Leo Messi me trajner të ri, dikur e ka pasur shok skuadre te Argjentina

Trabzonspor i Muçit dështon në Play Off, trajnerit i refuzohet dorëheqja





