SPORT

“Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 March 2026, 13:55

“Do ishte festë globale për të gjithë

Shqipëria sfidon të enjten Poloninë, ku nga Varshava synojnë të mbajnë të ndezur ëndrrën Botëror. Thomas Strakosha, portieri kuqezi, në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA, foli në vigjilje të kësaj përballje, pritshmëritë dhe objektivin për të shkuar në Botëror:

Ndeshja me Poloninë mund të jetë hapi i parë që mund t’ju dhurojë një ëndërr. Si po i jeton këto momente?.

‘Do të të them të vërtetën; isha shumë  i emocionuar edhe përpara se të arrinim te kjo ndeshje. Për ne nuk është një gjysmëfinale. Është një ndeshje thelbësore sepse mund të shkruajmë vërtet historinë për Shqipërinë, për një popull të tërë. Përfaqësimi i vendit tonë në një botëror, për më tepër në Amerikë ku jetojnë shumë shqiptare, do të ishte një ëndërr, jo vetëm për mua, por për të gjithë’.

Mes Polonisë, Suedisë dhe Ukrainës, jeni skuadra e vetme nga ky rrugëtim i playoffit që nuk jeni kualifikuar ende në një Botëror. Të kesh më pak presion mund t’ju ndihmojë të jeni me një mendje më të lehtë?

‘Duhet të jemi të sinqertë; po, nuk jemi favoritë sepse edhe historia e thotë këtë. Por besojmë shumë te vetja jonë. Nëse arritëm deri këtu është sepse e meritojmë. E dimë që Polonia, për shembull, është para nesh në renditjen botërorë, por do të jetë një sfidë e hapur. Për ne është një finale ashtu sikurse edhe për ata’

Polonia ka një sulmues si Leëandoëski dhe një skuadër me shumë talente dhe eksperiencë. Cila do të jetë mënyra juaj për t’i vënë në vështirësi?

‘Është një prej skuadrave më të organizuara me të cilat jam përballur në vitet e fundit. Ka futbollistë të një niveli të lartë; mendoj për Leëandoëskin, por edhe për Zielinskin që më pëlqen shumë. E konsideroj si një prej kombëtareve më të mira të vazos së dytë, pranë atyre si Franca, Italia dhe Spanja. Edhe ne kemi një sulmues me shumë potencial, Armando Broja, por duhet të gjejë vazhdimësinë, sidomos në aspektin fizik dhe mental. Nëse do t’ia dalë të luajë rregullisht, 30-40 ndeshje në sezon, do të mund të bëjë atë kalimin përfundimtar në nivelin e lartë. Ne kemi nevojë për futbollistë si ai që bëjnë diferencën

Fushata juaj në Euro 2024 tregoi se mund të përballeni me të gjithë. Sa të vetëdijshëm jeni bërë si grup pas asaj eksperience?

‘Isha i kënaqur që u përballëm me skuadra kaq të forta, doja që të kuptoja nivelin tonë. Nuk e prisnim të konkurronim kaq mirë. Kundër Kroacisë, për shembull, mund edhe të fitonim. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, një nga ambientet më emocionuese të karrierës sime’.

Që nga 2023, Sylvinho është trajneri juaj. Cilat do të përkufizoni si pika kyçe të punës së tij dhe në cilat aspekte jeni përmirësuar?

‘Na mësoi të besojmë më shumë te vetja jonë, por pa u bërë arrogantë. Në disa ndeshje mund të bënim më mirë, por na dha shumë besim dhe një shtysë të rëndësishmë për kualifikueset e Botërorit. Që kur ka ardhur ai jemi rritur shumë. I ka dhënë vazhdimësi grupit, gjë që mungonte pas De Biasit. Në Kombëtare shihemi pak gjatë vitit, kështu që është thelbësore të kemi një bazë solide. Sot jemi më kompaktë dhe më të vetëdijshëm’

Si shumë shokë të skuadrës tënde ke lindur jashtë vendit. Më shpjegon se çfarë do të thotë të përfaqësosh kombëtaren?

‘Është motiv krenarie. Prindërit shqiptare na mësojën të respektojmë dhe të duam origjinën tonë. Edhe ai që ka lindur apo është rritur jashtë, e ndjen këtë lidhje shumë të fortë. Të përfaqësosh Shqipërinë është një nder. Nuk kam pasur kurrë dyshim edhe pse kisha mundësi të përfaqësoja Greqinë. Prindërit e mi më kanë mësuar të respektoj të gjithë, por të dua vendin tim të origjinës. I jam mirënjohës Shqipërisë që më ka bërë të jetoj dhe e bëra zgjedhjen pa hezituar’.

Çfarë do të mund të ndodhte në Tiranë dhe në rrugët e të gjithë Shqipërisë nëse do të kualifikoheni në Botërorin 2026?

‘As nuk arrij ta imagjinoj. Evropiani ishte diçka e jashtëzakonshme, por një Botëror, sidomos në Amerikën e Veriut do të ishte diçka akoma më e madhe. Do të ishte një festë globale për të gjithë shqiptarët në botë. Por nuk e mendoj, as për grupin. Duhet të mbetemi të fokusuar te Polonia’.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?