Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
SPORT

“Do të luajmë ndaj Argjentinës, jo Messit”, talenti egjiptian beson në mrekulli

P
Piranjat 4 July 2026, 13:42 · 2 min lexim
“Do të luajmë ndaj Argjentinës, jo Messit”, talenti

Sulmuesi i talentuar egjiptian, Hamza Abdelkarim, ka folur për përballjen e shumëpritur ndaj Argjentinës në fazën e 1/16 së finales së Kampionatit Botëror, duke treguar gjithashtu për ndikimin që Mohamed Salah ka pasur në zhvillimin e tij dhe rolin e tij brenda kombëtares.

Sulmuesi i Barcelonës ishte i qartë kur u pyet për sfidën ndaj kampionëve të botës, duke theksuar se fokusi i Egjiptit nuk është vetëm te Lionel Messi.

"Ne po luajmë kundër Argjentinës, jo kundër Messit".

24-vjeçari tregoi se përpiqet të mos ndikohet nga komentet apo zhurma jashtë fushës, duke e mbajtur të gjithë vëmendjen te futbolli.

"Unë jam këtu për të luajtur futboll, kështu që gjithçka që thuhet jashtë, përpiqem të mos i kushtoj vëmendje".

"Kur hyj në fushë, bëj atë që më bën të lumtur, ndaj nuk më intereson se çfarë thotë apo bën dikush jashtë fushës. Natyrisht, fokusi im është te fusha".

Abdelkarim foli me shumë respekt edhe për Mohamed Salahun, duke zbuluar se ylli egjiptian ka qenë një mbështetje e madhe për të dhe për pjesën tjetër të skuadrës që nga dita e parë.

"Që nga dita ime e parë këtu, Salah ka qenë pranë meje, dhe jo vetëm me mua, por me të gjithë ekipin. Ai përpiqet të na japë të gjithëve eksperiencën e tij dhe natyrisht ne përpiqemi të përfitojmë prej tij".

"Të kesh një histori si ajo e Salahut është diçka e papërshkrueshme dhe të jesh pranë tij është një ëndërr dhe një nder për mua".

Ndërkohë, fituesi i kësaj përballje do të luajë më fituesin e ndeshjes tjetër Zvicër – Kolumbi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.