Ervin Skela vijon të jetë një emër i rëndësishëm në zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin gjerman. Prej pesë vitesh, 49-vjeçari është pjesë e akademisë së Eintracht Frankfurt, ku ushtron rolin e trajnerit të skuadrës U19. Nën drejtimin e tij, ekipi ka arritur rezultate të mira, duke shkuar deri në fazën e 1/8-ve të UEFA Youth League.
Në një intervistë për “FSHF TV”, në kuadër të serisë “Shqiptarët në Europë”, Skela ka ndarë edhe një nga ambiciet e tij më të mëdha profesionale: drejtimin e Kombëtares shqiptare në të ardhmen.
“Ëndrra e çdo ish-futbollisti të Kombëtares që synon të bëhet trajner është të drejtojë një ditë ekipin kombëtar. Për mua do të ishte një ëndërr. Nëse një ditë do të më kërkonte Kombëtarja e Shqipërisë, edhe pse mendoj se është ende herët, do ta pranoja pa hezitim”, është shprehur Skela, duke përdorur edhe një shprehje simbolike për gatishmërinë e tij.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vijuar rrugën në trajnim, duke u kualifikuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Megjithatë, aktivitetin e tij profesional e ka përqendruar kryesisht në Gjermani.
Skela nuk e përjashton mundësinë e një angazhimi në futbollin shqiptar në të ardhmen, ndonëse thekson se deri më tani nuk ka pasur oferta konkrete si trajner. Ai kujton se gjatë viteve të fundit si lojtar ka pasur një ofertë nga Skënderbeu.
“Në fund të karrierës sime si futbollist, presidenti i atëhershëm i Skënderbeut, Agim Zeqo, më ka propozuar të bashkohesha me ekipin. Ishte një projekt ambicioz. Si trajner, nuk kam pasur oferta, ndoshta sepse mendohet se nuk do të kthehem në Shqipëri, pasi jetoj dhe punoj në Gjermani”, ka deklaruar ai.
Aktualisht, Skela mbetet i angazhuar në zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani, ndërsa e ardhmja e tij në futbollin shqiptar mbetet një mundësi e hapur.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
17 March18:15
Plani i Kombëtares, zbulohet kur del lista
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për sfidat e muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e...
SPORT
17 March15:45
E ardhmja/ Flick e thotë hapur: Barcelona, ekipi im i fundit!
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick në konferencë para ndeshjes ndaj Newcastle në Champions nuk ka hezituar të flasë për t&e...
SPORT
17 March15:44
Champions, trajneri i Realit para Cityt: Ja çfarë kërkoj nga skuadra
Pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt, trajneri i Real Madrid, Arbeloa kërkon të njëjtin shpirt skuad...
SPORT
17 March15:29
Humbje e madhe për Çelsin, kapiteni i bluve të Londrës nuk do të luajë sonte kundër PSG-së
Trajneri i Çelsit, Liam Rosenior, ka treguar se kapiteni Ris Xhejms pritet të kalojë një periudhë tjetër jashtë fushave p...
SPORT
17 March15:13
Ancelotti merr vendimin për Neymar
Hapat e Neymarit drejt Botërorit po bëhen gjithnjë e më të vështirë, pasi sulmuesi i Santosit është lënë...
SPORT
17 March14:59
Gjithçka e hapur mes Arsenalit dhe Leverkusenit, gjermanët shkojnë besimplotë në Angli
Bajer Leverkusen udhëton drejt Londrës për ndeshjen e kthimit me Arsenalin e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Ligës së...
SPORT
17 March14:59
Bayerni në alarm për portën, ndaj Atalantës do të aktivizojë një 16-vjeçar
Situatë alarmante në portë për Bayern Munich përpara sfidës së kthimit në UEFA Champions League ndaj Atalanta. Skuadra...
SPORT
17 March14:15
Te Bayern Munich marrin frymë lirisht, Urbig gati për Atalantën
Në vigjilje të sfidës së kthimit në Champions League kundër Atalantës, në shtëpinë e Bayern Munich shtohen s...
SPORT
17 March13:01
Guardiola: Të provojmë gjithçka ndaj Realit! Kush nuk beson te kualifikimi, të rrijë në shtëpi
Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka dërguar një mesazh të fortë për lojtarët e tij para përballjes vendimt...
SPORT
17 March12:07
Pritet të rikthehet te Kombëtarja shqiptare, sulmuesi kuqezi vlerësohet në Turqi
Sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Parë turke. Sipas SofaScore, ...