“Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë
TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protest...
TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protest...
Mijëra ton shalqi kanë ngelur nëpër ara në tokat e Divjakës. Një fermer i zonës, i ka dërguar shqetësimin red...
Në disa pallate, fasadat e të cilave janë rikonstruktuar nga Bashkia e Tepelenës, kanë nisur të shkëputen pllaka dhe pjes&e...
Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për t...
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si...
Jonaid Myzyri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, vijon të firmosë tendera miliona eurosh në fushën e shëndet&eu...
Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, zënien e hapësirave publike nga bizneset. Sipas denoncimit, një ...
Mbështetja nga eurodeputetët për protestat kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë shqiptare vijon të zgjerohet. Pas...
Për të 40-ën ditë radhazi, mijëra qytetarë pritet të mblidhen sot para Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar p...
Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video sipas të cilit, drejtori i AMP-së në Vlorë, Genci Kolgjini përdor fjalë të...

Kupa e Botës 2026 po shfaq një dominim të qartë të skuadrave evropiane. Nga tetë ekipet që kanë mbërritur në fazën çerekfinale, gjashtë janë nga Evropa: Belgjika, Anglia, Franca, Norvegjia, Spanja dhe Zvicra, shkruan BBC.
Dy vendet e tjera plotësohen nga Argjentina dhe Maroku.
Ky është numri më i madh i skuadrave evropiane, që kanë arritur në tetë më të mirat e një Kupe Bote, të zhvilluar jashtë Evropës që nga viti 1994.
Edhe pse ekipet evropiane nuk e nisën në mënyrën më të mirë turneun, me disa rezultate zhgënjyese në fazën e grupeve, ato u përmirësuan ndjeshëm gjatë ndeshjeve dhe treguan forcën e tyre në fazën me eliminim direkt.
Në këtë fazë, skuadrat evropiane kanë treguar jo vetëm cilësi teknike, por edhe aftësi për të përballuar presionin në ndeshje të vështira.
Anglia kaloi një provë të fortë ndaj Meksikës në një atmosferë shumë të tensionuar, Franca u përball me një ndeshje të vështirë ndaj Paraguajit, ndërsa Belgjika eliminoi organizatorët e turneut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse Evropa ka gjithmonë një përfaqësim të madh në Botëror, pasi siguron 16 vende në turne, dominimi i këtij edicioni konsiderohet i veçantë.
Kjo sidomos pas eliminimit të disa skuadrave të mëdha jashtë Evropës, si Brazili, ndërsa tre vendet pritëse – Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja – u eliminuan në fazën e 1/8-ve.
Favoritet kryesore për trofeun mbeten Franca, Spanja dhe Anglia.
Franca, e udhëhequr nga Kylian Mbappé, ka konfirmuar pritshmëritë dhe sulmuesi francez, është ndër kandidatët kryesorë, për titullin e golashënuesit më të mirë të turneut.
Spanja ka impresionuar me lojën e saj të kontrolluar dhe mbrojtjen shumë të fortë, pasi nuk ka pësuar asnjë gol deri tani.
Ndërsa Anglia synon të shkojë më tej, falë një skuadre më të pjekur dhe me besim të lartë pas rezultateve të fundit.
Megjithatë, Botërori ka sjellë edhe surpriza. Norvegjia, e rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998, po shkëlqen falë paraqitjeve të Erling Haaland, i cili ka shënuar shtatë gola deri tani dhe është një nga yjet kryesorë të turneut.
Edhe Zvicra ka bërë një paraqitje historike. Fitorja ndaj Kolumbisë me penallti e çoi në çerekfinale, për herë të parë që nga viti 1954.
Skuadra zvicerane ka treguar qetësi dhe organizim, por tani përballet me një sfidë shumë të vështirë ndaj kampiones në fuqi, Argjentinës.
Nëse një skuadër evropiane triumfon në këtë Botëror, do të jetë hera e tretë në histori, që një ekip nga Evropa fiton një Kupë Bote të zhvilluar jashtë kontinentit, pas Spanjës në Afrikën e Jugut në vitin 2010 dhe Gjermanisë në Brazil në vitin 2014.
Parisi është vënë në gatishmëri të lartë përpara çerekfinales së Kupës së Botës mes Fr...
Hossam Hassan do të vazhdojë detyrën e tij si trajner i Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit arriti marrëveshjen për rinovimin e...
Disa gara për Këpucën e Artë ndërtohen ngadalë. Të tjerat formohen nga një shënues i vetëm që nuk arrin...
Argjentina po bën gjithçka për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës - dhe ka pasur nevojë ta bëjë kë...
Barcelona ka bërë një hap të rëndësishëm në merkaton e verës, duke paraqitur një ofertë zyrtare pë...
Manchester United ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit brazilian Andrey Santos në një operacion me vlerë...
Franca në një përballje në familje me Marokun në çerekfinalen e parë të Botërorit. Një miqësi e gjat&...
Fazat me eliminim direkt të Kupës së Botës sjellin gjithmonë funde të papritura. Një komb mund ta shohë ëndrr&eum...
Arbeloa u largua nga Madridi në fund të majit për t'i hapur rrugën José Mourinhos. Ish-mbrojtësi kishte qenë në krye...
Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinja, është kthyer në një nga surprizat më të mëdha të Botërorit 2026, ...