Donald Trump “rrëmben” vëmendjen në ceremoninë e Botërorit, momenti i sikletshëm bëhet viral

Spanja u shpall kampione e botës pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës, por ceremonia e dorëzimit të trofeut prodhoi një moment të papritur që tërhoqi menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.
Presidenti amerikan Donald Trump ishte i pranishëm në skenë së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të shpërndarë medaljet dhe për t’ia dorëzuar trofeun kapitenit të Spanjës, Rodri.
Pasi ky i fundit ngriti Kupën e Botës dhe futbollistët spanjollë nisën festën, Trump vijoi të qëndronte në qendër të skenës, pranë lojtarëve. Kamerat kapën Infantino-n duke i bërë disa gjeste që të largohej mënjanë dhe t’ua linte hapësirën protagonistëve të mbrëmjes, por presidenti amerikan dukej se hezitonte të tërhiqej. Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet, ku përdoruesit komentuan qëndrimin e Trump gjatë një momenti që tradicionalisht u përket vetëm kampionëve të saposhpallur.
Pavarësisht episodit të pazakontë në ceremoninë përmbyllëse, festa i përkiste Spanjës, e cila siguroi titullin e dytë botëror në historinë e saj. Goli vendimtar u shënua nga Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë. Sulmuesi përfitoi nga devijimi i Nico Williams pas krosimit të Pedro Porros, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke vulosur triumfin e “La Roja”-s.
Argjentina e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Enzo Fernández, ndërsa skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente kontrolloi pjesën më të madhe të finales dhe arriti të thyente rezistencën kundërshtare në shtesë.
President Donald J. Trump presents the World Cup Trophy to Spain, the 2026 @FIFAWorldCup Champions! ???? pic.twitter.com/SHsoBhYm1b
— The White House (@WhiteHouse) July 19, 2026
Lexo edhe
SPORT
Kryebashkiaku socialist “shpërthen” pas finales së Botërorit, Pjerin Ndreu: Lojtarë më të pisët

Futbolli botëror në zi! Nndërron jetë Kevin Keegan, legjenda e Liverpulit dhe i ‘Tre luanëve”

UEFA Champions League/ Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm në raundin e tretë

Ja sa miliona dollarë fitoi Spanja pasi u shpall kampione e botës

Guardiola në pankinën e Italisë? Maldini tenton goditjen e madhe për Të Kaltrit

Conference League, Dinamo dhe klubet e tjera shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm të raundit të tretë

U eliminuan nga kampionët, trajneri i Belgjikës largohet nga detyra

“Hajde përballemi në ring!” Boksieri lezhjan i përvishet keq Drilon Ramës: 72 kile burrë si femër, unë do të të jap një mësim shqip...





