Dorëzohet Alvarez, i jep fund “luftës” me Atletico-n, del në stërvitje

Julian Alvarez ishte emri më i “nxehtë” në këtë merkato vere, ku dëshira e tij për t’u transferuar në Barcelonë solli një “luftë frontale” mes tij, Atletico Madrid dhe Barçës. “Bomberi” argjentinas shkoi deri në atë pikë sa refuzoi të stërvitej me ekipit, ndërsa i bëri “bllok” çdo ofertë tjetër që erdhi në drejtim të tij, mbi të gjitha nga Arsenal.
Pas përplasjeve të forta në distancë, në pamundësi për t’u transferuar te Barcelona, Julian Alavarez u dorëzua duke iu rikthyer stërvitjes me Atletico Madrid. Në ditën e fundit të merkatos, Alvarez nisi stërvitjen i diferencuar për të kapur ritmin e pjesës tjetër të ekipit. Nga kjo e diel, argjentinasi do të jetë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone.
Për mediat spanjolle, Atletico ka fituar vetëm betejën e parë, jo luftë, pasi diskutimi në lidhje me të ardhmen e Julian Alvarez pritet të ndizet sërish pasi as Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pas ndjesës, dhe komunikimit që i bëri klubit, duke i njoftuar se nuk do të largohet, mbetet për t’u parë se çfarë qasje do të ketë tani trajneri Diego Simeone, por mbi të gjitha tifozët e Atletico Madrid të cilët e vërshëllyen në kor në sfidën kundër Villareal.
Lexo edhe
SPORT
Chelsea bën gati 52 milionë euro për yllin e mesfushës së Romës

Tottenham nuk ndalet në merkato, afrimi i radhës është Mudryk nga Chelsea

PSG i përmirësoi kushtet financiare, Dembele pranon rinovimin me parisienët

Lamine Yamal flet për dështimin e Barcelonës në transferimin e Julian Alvarezit

10 transferimet më të shtrenjta në Serie A gjatë verës së vitit 2026

Probleme para debutimin, vidhen kabllot në cirkuitin e Formulës 1 në Madrid

Kosova merr medaljen e dytë të artë, Islam Selmani shpallet kampion në karate

Bradley Barcola e lë PSG-në dhe i bashkohet Liverpoolit për 123 milionë paundë





