Dortmundi e rikthen te kampionët, lojtari shihet si opsion edhe për Shqipërinë

Diant Ramaj, portieri me origjinë shqiptare do të vijojë karrierën këtë sezon në Danimarkë, ku do të luajë në huazim nga Borussia Dortmund. Për 24-vjeçarin nuk bëhet fjalë për një eksperiencë të panjohur.
Ramaj ka qenë më parë pjesë e Kopenhagës, ku gjatë huazimit të tij dy sezone më parë pati një rol në sukseset e klubit, duke festuar fitimin e kampionatit dhe Kupës së Danimarkës.
Tashmë palët kanë rënë dakord për një tjetër huazim, këtë herë me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Ramaj e ka pritur me entuziazëm rikthimin në klubin danez.
“Jam shumë i lumtur që është arritur marrëveshja dhe mezi pres të ribashkohem me shokët e mi të ekipit. Kam kaluar një kohë fantastike këtu dhe ndiej se ky është vendi i duhur për mua”, u shpreh portieri pas zyrtarizimit.
Ramaj thekson se i kishte munguar atmosfera e veçantë në “Parken”, ndërsa tani synimi i tij është të ndihmojë Kopenhagën të arrijë objektiva të rinj. Në aspektin ndërkombëtar, portieri vijon të jetë i lidhur me Gjermaninë. Ai ka përfaqësuar ekipet e moshave të kombëtares gjermane, por ende nuk ka debutuar me ekipin A. Kjo e lë Ramajn ende të disponueshëm edhe për një të ardhme të mundshme me Kombëtaren shqiptare.
Lexo edhe
SPORT
Infantino nuk i fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna zyrtarin e lartë të FIFA-s

“Asnjë rivalitet me të”, shoku i ri i skuadrës për Dakun: Një nga më të mirët në kampionat

Egnatia prezanton mesfushorin, përforcohet në merkato

Manchester City përgatit ofensivë të madhe në merkato, Maresca synon tre yje të Chelseat

E zgjodhi vetë Kardinale, Milani bën gati 45 milionë euro për një të panjohur

Dhimbja u kthye në kryevepër/ Nga varfëria në legjendë të futbollit – Ronaldo ndoshta e mbyll karrierën sivjet

“Tani është koha të flasim”/ Harry Kane i dërgon mesazh të qartë Bayernit për rinovimin

E papritur për një nga binjakët Shpendi, ish-trajneri mundohet ta transferojë në Angli





