Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
SPORT

Drama e Musialës trondit yjet e Bajernit: Këto dy incidente ma kanë thyer zemrën

P
Piranjat21 August 2026, 13:04 · 3 min lexim
Drama e Musialës trondit yjet e Bajernit: Këto dy incidente ma

Zhvillimet dramatike rreth Xhamal Musialës kanë bërë bujë shumë përtej Bajernit të Mynihut.

Dy prej shokëve të skuadrës së lojtarit të dëmtuar të bavarezëve kanë treguar hapur mbështetjen e tyre për të. “Këto dy incidente ma kanë thyer zemrën. Mjekët po bëjnë gjithçka që munden për ta ndihmuar në këtë situatë. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë si ekip është t’i japim energji pozitive, në mënyrë që ai të ruaj qartësinë mendore dhe të luftoj për tu rikthyer”, deklaroi të enjten në Mynih Alfonso Dejvis.

Kanadezi premtoi se do ta “mbështes” Musialën: “Jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Duhet ta mbështesim si mik, si vëlla. Por unë e njoh Jamal dhe e di se ai do të rikthehet më i fortë.”

Gjatë ndeshjes miqësore të Bajernit ndaj Hajdenhajmit të martën, në kuadër të përgatitjeve për Superkupën, Musiala u rrëzua në fushë për herë të dytë brenda vetëm katër ditësh. Më vonë, talenti gjerman foli për “episode të përkohshme dhe të shkurtra, por lehtësisht të trajtueshme, të shkaktuara nga një mosfunksionim neurologjik”. Ai tha se ndihej mirë dhe dëshironte “t’i qetësonte tifozët. Nuk ekziston asnjë rrezik i mëtejshëm për shëndetin”.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë e pret Musialën në të ardhmen. Bajerni do të zhvilloj ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të shtunën në mbrëmje (20:30) ndaj Borusias së Dortmundit në Superkupën “Franc Bekenbauer”. Më pas, kampionët dhe fituesit e Kupës do ta nisin fushatën e tyre në Bundesligë ndaj Shtutgartit më 28 gusht.

Përveç Dejvis, edhe shokë të tjerë të skuadrës kanë reaguar ndaj situatës së Musialës. 

“Sigurisht që nuk është aspak bukur të shohësh diçka të tillë. Ai është miku dhe shoku ynë i skuadrës, ndaj është zhgënjyese”, shpjegoi Herri Kejn gjatë ceremonisë së “Këpucës së Artë” të mërkurën.

Ai e di se Musiala “thjesht dëshiron të jetë në fushë dhe të rikthehet sa më shpejt në normalitet. Por kjo do të thotë të jemi pranë tij dhe të flasim me të. E di që klubi është plotësisht në krah të tij dhe shpresojmë që gjërat të përmirësohen me kalimin e kohës”, tha sulmuesi anglez.

“Por në këtë moment gjithçka ka të bëjë me lejimin e Xhamalit që ta përballoj situatën në mënyrën që ai dëshiron, ndërsa ne do ta mbështesim 100 përqind.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.