Drita barazon në Maltë ndaj Florianas, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Kampionia e Kosovës, Drita, ka nxjerrë një barazim 1:1 në përballjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndaj Florianas, në një ndeshje të zhvilluar në Maltë, e cila u karakterizua edhe nga ndërprerjet e shumta për shkak të problemeve me energjinë elektrike.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse të dyja skuadrat krijuan raste. Drita iu afrua golit me Vesel Limajn, ndërsa vendasve iu anulua një gol i Carlo Lonardellit për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë, takimi u ndërpre tri herë pasi reflektorët e stadiumit u fikën, duke shkaktuar vonesa në zhvillimin e ndeshjes.
Kur dukej se sfida do të përfundonte pa gola, Drita kaloi në epërsi në minutën e 96-të. Pas një asistimi të Blerim Krasniqit, Liridon Balaj realizoi me mjeshtëri, duke i dhënë avantazhin kampiones së Kosovës.
Megjithatë, epërsia e gjilanasve zgjati vetëm pak minuta. Në minutën e 102-të, Amar Drina shënoi golin e barazimit për Florianan, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:1.
Pavarësisht zhgënjimit për golin e pranuar në fund, Drita largohet nga Malta me një rezultat që e lë plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Drita do të synojë ta sigurojë kalimin në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Lexo edhe
SPORT
Martinez flet për të ardhmen pas finales: Mund të jetë koha t’i jap lamtumirën kombëtares

Italia synon goditjen e madhe/ Federata gati të bëjë përjashtime për të sjellë Pep Guardiolën në stolin e kombëtares

Egnatia, Dede para Champions: Celje ekip i fortë, por jemi gati

Zyrtarizohet e ardhmja, City merr vendimin për Foden

Franca dhe Gjermania bashkojnë forcat për një Kupë Bote, dy fuqitë europiane përgatisin kandidaturën e përbashkët





