
Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, ka triumfuar në derbin lokal ndaj Gjilanit, me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 26-të në Albi Mall Superligë, duke kryesuar tashmë e vetme në renditje. Ndeshja e zhvilluar në terrenin sintetik në Gjilan u vendos në fundin e pjesës së parë, kur Veton Tusha realizoi me gjuajtje me kokë, në minutën e 44-t, pas një asistimi të Kristal Abazajt. Menjëherë pas golit, Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Albin Prapashtica u ndëshkua me karton të kuq direkt për ndërhyrje të ashpër. Me këtë fitore, Drita krijon epërsi prej tri pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Ballkanit, që në këtë xhiro u mposht nga Prishtina. Gjilani ndërkohë mbetet në pozitën e pestë me 39 pikë.
Fitore të rëndësishme ka realizuar edhe Malisheva, e cila në stadiumin “Liman Gegaj” e ka mposhtur Llapin, me rezultat 2:0, duke u rikthyer te suksesi pas dy humbjeve radhazi. Golin e epërsisë e realizoi Donart Vitija në minutën e 52-të, ndërsa fitoren e vulosi Mevlan Zeka në minutën e 69-të. Kjo fitore e ngjit Malishevën në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e tetë me 29 pikë.
Ndërkohë, në Klinë, Dukagjini dhe Prishtina e Re kanë ndarë pikët në barazim 1:1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Ibrahim Kargbos, në minutën e 54-të, por vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan shifrat me anë të Altin Mërlakut, në minutën e 80-të. Prishtina e Re kishte mundësi të kalonte në avantazh që në pjesën e parë, por Tony Gomes humbi penalltinë në minutën e 14-të, duke goditur traversën. Pas këtij barazimi, Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me 24 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me 34 pikë.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
22 March15:32
12 milionë euro për Ernest Muçin, Trabzonspori tundohet nga oferta e bujshme
Ernest Muçi po spikat me Trabzonsporin, ndërsa së fundmi është zbuluar një prapaskenë e bujshme. Klubit turk i janë ...
SPORT
22 March15:30
Sulmuesi më produktiv, i harruari i Kombëtares gjen golin e radhës pas asistit perfekt të Ajetit
Taulant Seferi po kalon sezonin më të mirë në karrierë jashtë Shqipërisë. Sot shënoi golin e 16-të në L...
SPORT
22 March15:22
Dortmundi fitore spektakolare ndaj Hamburgu-t, mbetet në vendin e dytë
Borussia Dortmund ka arritur një përmbysje spektakolare për të mposhtur Hamburgun me rezultatin 3-2, në kuadër të javë...
SPORT
22 March12:36
Liverpooli pëson tjetër humbje ndaj Brighton! Stoli i Slot është në ujëra të trazuara…
Në këtë pikë të sezonit, Chelsea dhe Liverpool po përjetojnë një periudhë të vështi...
SPORT
22 March12:25
Historia e Derbit te Madridit, nga origjina te finalet e Champions League mes Realit dhe Atleticos
Mbrëmjen e kësaj të diele, dytë e të gjithë botës do të jenë në Madrid ku nuk do të luhet një ndes...
SPORT
21 March22:04
VIDEO/ Në mëngjes mori ftesën nga Sylvinho, Pllana shënon super gol në Poloni
Vetëm pak orë pasi u konfirmua në Kombëtare, Bujar Pllana ka dhënë menjëherë përgjigjen në fushë, duke re...
SPORT
21 March21:25
Vendim i fortë te Flamurtari, përjashtohet kapiteni Lorenc Trashi
Presidenti i Sinan Idrizi ka marrë një vendim drastik pas humbjes së sotme, duke përjashtuar përfundimisht nga ekipi kapitenin Lorenc T...
SPORT
21 March20:31
Partizani dhe Teuta ndajnë pikët, barazon Vllaznia
Barazim 2-2 mes Teutës dhe Partizanit në “Niko Dovana”. Skuka ndezi festën e kuqe, duke realizuar golin e epërsisë. D...
SPORT
21 March20:25
Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Kundërshtar i fortë dhe i organizuar
Pas publikimit të listës për sfidën ndaj Shqipëria, trajneri i Polonia ka dalë para mediave, ku ka analizuar kundërshtarin dh...