Dueli Mbappe-Messi mbyllet me triumfin e francezit/ 10 gola për sulmuesin e Real Madridit në Kupën e Botës

Kylian Mbappe ka fituar Këpucën e Artë të Kupës së Botës, pasi e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola. Sulmuesi francez la pas Lionel Messin në garën individuale për numrin më të madh të golave.
Messi hyri në finalen ndaj Spanjës me mundësinë për të barazuar ose kaluar shifrën e Mbappes, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe e përfundoi turneun me 8 gola.
Ndërkohë, Mbappe pati mundësinë për të marrë kreun përfundimtar në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë. Sulmuesi i Real Madridit shënoi dy gola dhe arriti kuotën e 10 golave, një shifër që asnjë lojtar tjetër nuk mundi ta barazonte.
Ky është triumfi i dytë radhazi i Mbappes në garën për Këpucën e Artë të Botërorit, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si një nga sulmuesit më të spikatur të turneut.
Lexo edhe
SPORT
Zyrtari i federatës amerikane kritikon Trumpin dhe Infantinon: Futbolli nuk duhet të përzihet me politikën

Infantino drejt rizgjedhjes në FIFA, por Platini mund t’i prishë planet

Spanja fiton Kupën e Botës 2026

Ferran Torrres ''thyen murin'' argjentinas, shënon Spanja

“Babi, nuk mundem më”/ Detaje të reja nga vdekja tragjike e futbollistit që luajti në Botëror, një natë para se të ndërronte jetë debatoi...

Pushimi i pjesës së parë zgjati më shumë se një pjesë loje, rekord i pazakontë në finalen e Botërorit

Enzo Fernandez ndëshkohet me karton të kuq, Argjentina luan në shtesë me 10 lojtarë

Spanjë-Argjentinë, Trump del hapur: Ja kush e fiton finalen e Botërorit





