Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje...
SPORT

E bujshme nga Spanja e Argjentina/ Barcelona, gati 100 milionë euro për Lautaro Martinez

P
Piranjat19 August 2026, 22:04 · 3 min lexim
E bujshme nga Spanja e Argjentina/ Barcelona, gati 100 milionë euro

Dëgjohen sërish sirenat spanjolle për Lautaro Martinez. Sipas asaj që publikohet në Spanjë dhe Argjentinë, Barcelona ka hedhur sërish sytë nga kapiteni i Interit. Klubi katalanas është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kjo nuk është diçka e re, ashtu sikurse nuk është diçka e re as vlerësimi për sulmuesin zikaltër.

Sipas TNT Sport në Argjentinë, pas refuzimit kategorik të Atletico Madrid për Julian Alvarez, kampionët e Spanjës e spostuan vëmendjen e tyre pikërisht te Lautaro Martinez. ‘Nëse çështja Alvarez nuk zhbllokohet, ideja e Barcelonës është që të ofrojë 100 milionë euro për Lautaro Martinez-deklaroi gazetari sportiv Cristian Camino, një linjë që ka gjetur mbështetje edhe në Spanjë ku thuhes se Hansi Flick ka bërë kërkesën për sulmuesin argjentinas

Barcelona e tentoi Lautaro Martinez edhe në verën e vitit 2020 për të zëvendësuar Luis Suarez. Ai që garantoi për sulmuesin e Interit ishte as më shumë e as më pak, por vetë Lionel Messi. ‘Pleshti’ nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin dhe sintoninë në fushë me Lautaro Martinez dhe e shihte si zëvendësuesin ideal të uruguajanit në atë kohë. ‘Lautaro Martinez është një sulmues impresionues, sidomos sepse mendoj sepse është shumë i kompletuar; është i fortë, driblon mirë, shënon, di të mbrojë topin-ishin fjalët e Lionel Messit. Por në atë kohë Interi e Barcelona nuk e mbyllën këtë operacion pasi diferenca mes kërkesës dhe ofertës ishte shumë e madhe.

Tani pas 6 vitesh, Lautaro Martinez është epiqendra e Interit; është kapiteni, një prej goleadorëve më të mirë në historinë e klubit, një element i domosdoshëm për zikaltrit. Për këtë arsye një transferim i tij në Spanjë kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga mbyllja e merkatos së verës duket e pamundur.

Për të ngritur dyshime te drejtuesit e Interit do të duhej një ofertë që tejkalon parametrat e merkatos(më shumë se 100 milionë euro)si për klubin ashtu edhe për futbollistin. ‘Do të shihemi të shtunën’-ishte mesazhi më i fundit i Lautaro Martinez në Instagram që duket se për momentin nuk është aspak i tunduar nga sirenat blaugrana.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.