E konfirmon Fabrizio Romano: Mo Salah do t’i bashkohet Trabzonsporit

Mohamed Salah do të vazhdojë karrierën te Trabzonspori, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit egjiptian, lajm i konfirmuar edhe nga gazetari italian Fabrizio Romano.
34-vjeçari do t'i bashkohet Trabzonsporit si lojtar i lirë, pasi u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2025/26. Ai ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare me klubin turk.
Trabzonspori kishte konfirmuar më herët se kishte nisur negociatat për transferimin e Salahut, ndërsa tani palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare.
Salah i jep fund një periudhe historike në Liverpool, ku kaloi nëntë sezone dhe u shndërrua në një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e klubit anglez.
Gjatë aventurës së tij në Anfield, egjiptiani zhvilloi 442 ndeshje, shënoi 257 gola dhe ndihmoi Liverpoolin të fitojë dy tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe dy herë Kupën e Ligës.
Transferimi i tij te Trabzonspori pritet të jetë një nga goditjet më të mëdha të merkatos verore në futbollin turk.
Lexo edhe
SPORT
Zbulohet plani befasues i Barcelonës nëse dështon transferimi i Julian Alvarezit

Në telashe të mëdha, Infantino thërret takim urgjent me liderët e FIFA-s

Man City i pagoi 55 milionë euro vitin e kaluar, tani përfundon në ekipin e 16-të në Ligë

The Athletic jep lajmin e madh për Arsenalin: Marrëveshja për transferimin e yllit brazilian në fazën përfundimtare

PSG-ja kërkon një tjetër yll të Barcelonës/ Luis Enrique e dëshiron Kounden në Paris

Mirlind Daku largohet nga Rubin Kazan, emocionet në lamtumirën e fundit: Kjo është e vështirë për mua

Bubista merr drejtimin e klubit maroken/ Pritet të largohet nga kombëtarja e Kepit të Gjelbër

Tifozët dhe yjet e futbollit i japin lamtumirën e fundit Franco Baresit: Mirupafshim, Kapiten!





