Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

E nisën dhjetë, mbetën vetëm katër/ Rrugëtimi i klubeve shqiptare në garat evropiane sivjet

P
Piranjat10 August 2026, 20:13 · 6 min lexim
E nisën dhjetë, mbetën vetëm katër/ Rrugëtimi i

Dhjetë klube shqiptare i nisën kualifikimet për garat evropiane, duke nisur nga Liga e Kampionëve, te Liga e Evropës e deri te Liga e Konferencës.

Kur data tashmë po shënon 10 gusht – fatkeqësisht – kanë mbetur vetëm katër klube shqiptare në garë për një vend në garat evropiane, shkruan Gazeta Express.

Kampionia e Kosovës, Drita dhe ajo e Shqipërisë, Egnatia, Dinamo City dhe Shkëndija janë ende duke e mbajtur frontin në beteja të ashpra për të siguruar një vend në ligat e mëdha evropiane.

Vllaznia, Elbasani, Deçiqi, Malisheva, Ballkani e Dukagjini janë eleminuar nga garat e sivjetme evropiane.

Vllaznia u mposht në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës nga Malisheva, derisa Elbasani po ashtu në të njëjtin raund u eliminua nga BATE Borisov.

Deçiqi u përshëndet nga garat evropiane pasi u ndalë nga Liepaja në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Ballkani e kaloi një raund në Ligën e Konferencës, atë të parin, ndaj Connah’s Quay, mirëpo u mposht në fazën e dytë nga Bohemians, duke u eliminuar pas penalltive.

Malisheva, siç u përmend më herët, e eliminoi fillimisht Vllazninë e Shkodrës, mirëpo në raundin e dytë të Konferencës e gjeti eliminimin nga Hibernians i Skocisë.

Dukagjini luajti nga faza e dytë e Ligës së Konferencës, si përparësi që e kishte si fitues i Kupës së Kosovës, mirëpo menjëherë iu ndalë ëndrra evropiane. Lugano ishte pengesa e parë dhe e fundit për Dukagjinin në Evropës sivjet.

“Nderin shqiptarëve” në Evropë po e mbajnë në duar Drita, Shkëndija, Egnatia e Dinamo.

Kampionia kosovare do të luajë të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës me fillim nga ora 20:00. Drita do të luajë ndaj Tre Fiorit të San Marinos në ndeshjen kthyese, pasi të parën e fitoi 4-1 në udhëtim. Me një triumf në këtë përballje, gjilanasit do të kalojnë në fazën e “play-offit” të Konferencës – duke synuar përsëritjen e suksesit të vitit të kaluar.

Kampionia shqiptare, Egnatia në anën tjetër do të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Shamrock Rovers në Rogozhinë, pasi ndeshjen e parë në Irlandë u humbi 3-1.

Në rast se nuk e kalon raundin e tretë të Ligës së Evropës, atëherë Egnatia do të luajë në fazën e “play-offit” të Ligës së Konferncës. Ndeshja e kthimit Egnatia – Shamrock do të luhet më 13 gusht, e enjte, me fillim nga ora 21:00.

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija do të luajë po ashtu si vendase, në kuadër të fazës së tretë të Ligës së Konferencës.

Tetovarët do të presin në Shkup klubin skocez, Hibernians, po të enjten me fillim nga ora 20:00.

Ndeshja e parë përfundoi 2-1 në të mirë të skocezëve, të cilët shënuan në minutat e fundit të përballjes për golin e fitores.

Dinamo City i Ilir Dajës u mposht në udhëtim në ndeshjen e parë në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Konferencë, nga Auda e Letonisë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 13 gusht, me fillim nga ora 21:00 në “Elbasan Arena”.

Sezonin e kaluar, Drita dhe Shkëndija ishin pjesë e fazës së ligës së Ligës së Konferencës, me gjilanasit që kaluan fazën e ligës dhe u kualifikuan në “play-offit” të eliminimit direkt, mirëpo u mposht nga Celje, 3-2 në të dy ndeshjet.

Ndërkohë, Shkëndija po ashtu u kualifikua në atë fazë, mirëpo u mposht thellë nga Samsunspor, 5-0 pas dy ndeshjeve.

REZULTATET E TË GJITHA KLUBEVE SHQIPTARE KËTË SEZON NË EVROPË:

Kauno Zalgiris 1-1 Drita (Liga e Kampionëve)

Drita 2-3 Kauno Zalgiris (Liga e Kampionëve)

Floriana 1-1 Drita (Liga e Konferencës)

Drita 2-1 Floriana (Liga e Konferencës)

Tre Fiori 1-4 Drita (Liga e Konferencës)

Drita :-: Tre Fiori (13 gusht, Liga e Konferencës)

Vllaznia 2-1 Malisheva (Liga e Konferencës)

Malisheva 5-0 Vllaznia (Liga e Konferencës)

Malisheva 2-0 Hibernians (Liga e Konferencës)

Hibernians 4-1 Malisheva (Liga e Konferencës)

Connah’s Quay 0-0 Ballkani (Liga e Konferencës)

Ballkani 3-2 Connah’s Quay (Liga e Konferencës)

Bohemians 2-1 Ballkani (Liga e Konferencës)

Ballkani 3-2 (4-5 pas penalltive) Bohemians (Liga e Konferencës)

Lugano 1-0 Dukagjini (Liga e Konferencës)

Dukagjini 1-5 Lugano (Liga e Konferencës)

Petrocub 1-1 Egnatia (Liga e Kampionëve)

Egnatia 6-1 Petrocub (Liga e Kampionëve)

Egnatia 3-3 Celje (Liga e Kampionëve)

Celje 2-2 (4-1) Egnatia (Liga e Kampionëve)

Shamrock Rovers 3-1 Egnatia (Liga e Evropës)

Egnatia :-: Shamrock Rovers (13 gusht, Liga e Evropës)

Dinamo City 0-1 Astana (Liga e Konferencës)

Astana 1-4 Dinamo City (Liga e Konferencës)

Aluminij 1-1 Dinamo City (Liga e Konferencës)

Dinamo City 3-0 Aluminij (Liga e Konferencës)

Auda 1-0 Dinamo City (Liga e Konferencës)

Vllaznia 2-1 Malisheva (Liga e Konferencës)

Malisheva 5-0 Vllaznia (Liga e Konferencës)

Elbasani 1-1 BATE (Liga e Konferencës)

BATE 0-0 (5-4) Elbasani (Liga e Konferencës)

Europa 0-5 Shkëndija (Liga e Konferencës)

Shkëndija 1-0 Europa (Liga e Konferencës)

Bravo 2-1 Shkëndija (Liga e Konferencës)

Shkëndija 3-1 Bravo (Liga e Konferencës)

Hibernians 2-1 Shkëndija (Liga e Konferencës)

Shkëndija :-: Hibernians (13 gusht, Liga e Konferencës)

Liepaja 1-0 Deçiq (Liga e Konferencës)

Deçiq 1-2 Liepaja (Liga e Konferencës)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.