E pabesueshme/ Teknologjia mund njeriun! Roboti kinez vrapon 100 metra për 9.32 sekonda dhe fshin nga historia legjendën xhamajakane të "birit të erës" Usain Bolt

E pabesueshme, por është e vërtetë. Gjatë provave për Kampionatin Botëror të Robotikës Humanoide, roboti arriti një shpejtësi maksimale prej 14.5 m/s.
Askush nuk kishte vrapuar ndonjëherë në 100 metra nën 9.58 sekonda, ashtu siç bëri sprintieri xhamajkan Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Berlinit në 2009.
Ky rekord, i cili dukej dhe ende duket i pathyeshëm nga njerëzit, u thye pas 17 vitesh nga një robot humanoid. Koha e re e regjistruar: Vetëm 9 sekonda e 32 të qindtat (9.32s).
Rekordi i ri i “Rrufesë”- Ky humanoid është zhvilluar gjatë viteve të fundit nga prodhuesi kinez i teknologjisë (kryesisht i njohur për smartfonët), Honor. Roboti që është i pagëzuar me emrin “Lightning” (Rrufeja) nga krijuesit e tij, kapi majën e shpejtësisë prej 14.5 metrash në sekondë gjatë një eventi testues.
Kjo ngjarje u mbajt si parapërgatitje për edicionin e dytë të Lojërave Botërore të Robotikës Humanoide, të cilat u hapën këtë të shtunë në Pekin.
Rekordi i mëparshëm dhe modifikimet strukturore - Gjatë muajve të fundit, “Lightning” është bërë protagonist absolut në disiplinat e vrapimit.
Në muajin prill: Ai fitoi gjysmëmaratonën e Pekinit me kohën 50 minuta e 26 sekonda.
Struktura fizike: Në atë kohë, roboti ishte 169 cm i gjatë dhe kishte këmbë me gjatësi 95 cm.
Modifikimi i fundit: Për të përballuar provat e shpejtësisë në 100 metra, inxhinierët e Honor ia zgjatën këmbët me 10 cm të tjera.
Lexo edhe
SPORT
I shoqëruar nga fishkëllima, rikthimi i Julián Álvarezit në Metropolitano kthehet në një makth…

Kampionët “shkundin” Tiranën, Egnatia feston 3-0 në start

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

Fundi i njerëzimit në sport? Roboti kinez vrapon 100 metra për 9.32 sekonda, fshin nga historia Usain Bolt

Në sezonin e ri Haaland vendos të presë flokët, ja pamja e tij e re





