Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SPORT

E papritur në merkato/ Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagreb dhe transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

P
Piranjat18 September 2026, 15:41 · 1 min lexim
E papritur në merkato/ Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagreb dhe

Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagreb për t’iu bashkuar klubit Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas raportimeve të “Tportal”, klubet kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Hoxhës, në një operacion që kap vlerën e 2.5 milionë eurove.

Largimi i shqiptarit vjen në mënyrë të papritur, pasi ai ishte titullar vetëm dy ditë më parë në ndeshjen e Dinamo Zagrebit ndaj Hapoel Be’er Sheva.

Marrëveshja mes dy klubeve nuk përfshin vetëm shumën fillestare të transferimit. Dinamo Zagreb do të përfitojë gjithashtu 10% të vlerës së një transferimi të ardhshëm të Hoxhës.

Në kontratë parashikohen edhe bonuse të mundshme, të lidhura me kushte të caktuara të marrëveshjes dhe paraqitjet e futbollistit.

Hoxha, pjesë e Kombëtares shqiptare, pritet të nisë së shpejti një aventurë të re në futbollin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa transferimi te Al Wahda pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.