Egjipti i tërbuar me gjyqtarin: "Botërori është i manipuluar; donin që Argjentina të fitonte"

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës, zemërimi i Egjiptit shpërtheu teksa shprehu zhgënjimin e tij me arbitrimin e ndeshjes nga francezi Letexier, duke folur në mënyrë të qartë për një garë të manipuluar dhe dëshirën e arbitrit për të lejuar Messin dhe shokët e tij të fitonin.
I pari që sulmoi ishte Ziko, i cili shënoi një gol dhe ai iu anulua për një faull ndaj Lisandro Martinez në fillim të aksionit: "Arbitri vazhdoi të na ndalonte në fushë, na heshtte. Kupa e Botës është e manipuluar. Në fakt, e përgëzoj Argjentinën që është përsëri kampione. Por nuk është e drejtë, është një padrejtësi e madhe ", tha lojtari egjiptian i hidhëruar.
Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, goditi edhe më fort: "Përdorimi i VAR-it në atë mënyrë (duke folur për golin e anuluar) është ajo që gjeneron frustrim midis tifozëve, sepse sot duket sikur ata gjithmonë duan të gjejnë një mënyrë ose një arsye për të anuluar golat.
Në vend që të flasin për golin e Egjiptit, të gjithë po diskutojnë për gjyqtarët. Vendime të tilla mund të ndryshojnë të gjithë rrjedhën e një Kupe Bote. Nuk pajtohem plotësisht me atë vendim. Është një ndeshje eliminuese dhe ata anuluan një gol shumë të rëndësishëm për diçka që, sipas mendimit tim, nuk e justifikon anulimin e tij."
Dhe përsëri: "Ndoshta donin t'i mbanin kampionët e botës në lojë? Ndoshta donin që Messi të qëndronte në garë? Në futboll, ndonjëherë ka faktorë të jashtëm që shkojnë përtej aspekteve teknike. Kampionët e botës morën mbështetje në të gjitha nivelet. I thashë gjyqtarit se ajo që po ndodhte nuk ishte e drejtë."
Lexo edhe
SPORT
Zvicra e saktë te penalltitë, mundi Kolumbinë dhe plotëson çerekfinalistët e Botërorit

Mourinho kërkon përforcim në mesfushë, objektivi është ylli i Napolit

Nga 0-2 në 3-2! Përmbysje e madhe e Argjentinës falë Messit dhe… VAR-it

Botërori 2026 në Atalanta/ Befasi e madhe në ndeshjen Egjipt-Argjentinë

Argjentinë-Egjipt, zbardhen formacionet zyrtare, Messi apo ‘Faraoni’ në çerekfinale?

“Dikush nga Shtëpia e Bardhë të shpëtojë SHBA-në nga eleminimi”, ironia e komentatorit për Trump

Zv. trajneri i Egjiptit flet para supersfidës: Argjentina ka Mesin, por ne kemi Salah dhe 26 Messi

Vuri bast 1 milion dollarë për Meksikën, Anglia shkatërron ëndrrat e tifozit





