Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
SPORT

Egjipti konfirmon Hassan në pankinë, rinovon kontratën me trajnerin

P
Piranjat 9 July 2026, 12:59 · 1 min lexim
Egjipti konfirmon Hassan në pankinë, rinovon kontratën me

Hossam Hassan do të vazhdojë detyrën e tij si trajner i Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit arriti marrëveshjen për rinovimin e kontratës së teknikut dhe vëllait të tij Ibrahim Hassan që mbulon rolin e Drejtorit sportiv.

Presidenti i qeverisë së futbollit në vend, Hany Abo Rida e konfirmoi Hassan në pankinë pavarësisht humbjes së pësuar ndaj Argjentinës në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026.

Në një komunikatë për shtyp të postuar në llogarinë e saj në Facebook, Federata Egjiptiane e Futbollit deklaroi se Këshilli Administrativ i saj miratoi rinovimin e kontratës si të Hossam Hassan ashtu edhe të vëllait të tij Ibrahim, por pa dhënë detaje të tjera, por mediat vendase theksojnë se kontrata e re mund të jetë deri në 2030.

Abo Rida pohoi se këshilli drejtues do të plotësojë formalitetet e ratifikimit dhe rinovimin e kontratës në mbledhjen e radhës, pasi skuadra e Egjiptit të jetë kthyer në vend. Kombëtarja e Egjiptit pritet të mbërrijë në vend në mëngjesin e së premtes në aeroportin El Alamein me një fluturim special nga SHBA dhe do të pritet nga presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sisi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.