Bylykbashi akuzon SPAK-un: Heshti për dhunën ndaj protestuesve, po mban në këmbë qeverinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theks...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi SPAK-un se po mban në pushtet mazhorancën. Në komisionin e ligjeve Bylykbashi theks...
Policia e Tiranës ka vendosur gjoba ndaj 16 protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë...
Studentët në protestën e 22 kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestës, në...
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emer...
Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel Alameda. K...
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku ...
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak t&eu...
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dh&...
Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierë...
Egnatia ka marrë tri pikët në javën e dytë të kampionatit, duke mposhtur Vorën me rezultatin 3-1 në transfertë. Rrogozhinasit e nisën keq pjesën e dytë, por reaguan shpejt dhe përmbysën ndeshjen brenda pak minutash.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Vora ishte më kërkuese dhe krijoi disa raste për shënim, duke pasur kontrollin e lojës për një pjesë të mirë të 45 minutave të para. Në krahun tjetër, Egnatia e pati të vështirë të rrezikonte portën e Harizajt.
Ndeshja ndryshoi në minutën e 65-të.
Vora kaloi në avantazh pas një aksioni të shpejtë. Dionellis ekzekutoi rivënien anësore dhe gjeti Karricën, i cili me një rrotullim të bukur goditi me të majtën dhe mposhti Dajsinanin.
Egnatia nuk vonoi të reagonte. Vetëm katër minuta më pas, në të 69-ën, Albanese depërtoi nga krahu i majtë dhe pasoi në qendër për Adjessën. Sulmuesi, i cili sapo kishte hyrë në fushë, devijoi topin dhe vendosi baraspeshën.
Rrogozhinasit vijuan presionin dhe në minutën e 75-të përmbysën rezultatin. Albanese mori topin në të djathtë, u fut drejt qendrës dhe me një goditje të saktë mposhti Harizajn, duke e çuar rezultatin në 1-2.
Vora pati mundësinë për të barazuar vetëm pak minuta më vonë. Daka dërgoi topin në rrjetë në minutën e 72-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.
Egnatia e menaxhoi avantazhin dhe në minutën e 85-të gjeti edhe golin e tretë. Gruda avancoi në krahun e djathtë dhe pasoi në qendër. Adjessa e la topin të kalonte, ndërsa Jago, i ardhur nga pas, e dërgoi në rrjetë për 1-3.
Në fund pati sërish punë për VAR-in. Gruda shënoi një tjetër gol, por edhe ky u anulua për pozicion jashtë loje.
Egnatia largohet kështu me tri pikë nga transferta ndaj Vorës, pas një ndeshjeje që u vendos në pjesën e dytë. Vendasit humbën avantazhin e krijuar në minutën e 65-të, ndërsa rrogozhinasit reaguan me tre gola dhe morën fitoren e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara.
Pas një reflektimi të gjatë, një prej figurave të rëndësishme të Kombëtares së Argjentinës ka vendosur ...
Fisnik Asllani vazhdon të jetë jashtë skuadrës së Hoffenheimit, rreth tri javë pasi dështoi transferimi i tij te RB Leipzig...
Chelsea ka nisur kontaktet për një lëvizje të mundshme për mesfushorin e Romës, Manu Kone, teksa klubi londinez po përgatit...
Autoritetet braziliane nisën një operacion të hënën kundër lojtarëve dhe agjentëve të futbollit për për...
Juventusi është në lëvizje të plotë në orët e fundit të merkatos së verës, me afrimin e një sulmue...
Karim Benzema i ka dhënë fund aventurës së tij te Al-Hilal, pasi klubi saudit ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës me ...
Arijon Ibrahimovic është pranë largimit nga Bayern Munichu, me Augsburgun që ka arritur marrëveshje me klubin bavarez për huazim...
Real Madridi ka siguruar shërbimet e një tjetër talenti të ri, duke transferuar mesfushorin 19-vjeçar Sergio Martinez nga Racing Sa...
Michel Platini ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjen me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke e akuzuar për etje ...
Barcelona është pranë transferimit të Gabriel Jesusit nga Arsenali për rreth 10 milionë euro. Sulmuesi brazilian pritet të ...