Eksod te Anglia, 5 yje tërhiqen nga grumbullimi, zbardhen arsyet e mungesave

Anglia ka konfirmuar tërheqjen e pesë lojtarëve nga grumbullimi për ndeshjet e kombëtareve gjatë periudhës shtator-tetor.
Ndeshjet e Nations League kundër Spanjës, Kroacisë dhe dy përballjet me Çekinë do të luhen pa Tino Livramenton, Kobbie Mainoon, Cole Palmerin, Marcus Rashfordin dhe Declan Rice, të cilët kanë konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja.
Të pesë lojtarët besohet se po përballen me probleme të ndryshme fizike. Për mungesën e Palmerit, në raportimet e para u përmend “menaxhimi i ngarkesës fizike”, ndërsa për Rashfordin arsyeja është një problem i vazhdueshëm në ije. Ndërkohë, Livramento u dëmtua gjatë stërvitjes së Newcastle United të premten.
Trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të mos bëjë shumë ndryshime në skuadër, pavarësisht humbjes së pesë lojtarëve. Deri tani, vetëm dy zëvendësime janë bërë zyrtare.
Mesfushori i Evertonit, James Garner, i cili ishte aktivizuar nën drejtimin e Tuchelit edhe më herët këtë vit, i është bashkuar grumbullimit. Atij i është bashkuar edhe organizatori i Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White, për të cilin shumëkush mendonte se ishte lënë padrejtësisht jashtë listës fillestare.
Anglia do ta nisë rrugëtimin e saj pas Botërorit më 26 shtator, kur kampionia në fuqi e botës, Spanja, do të udhëtojë drejt “Wembley”-t për ndeshjen e Nations League.
Lexo edhe
SPORT
Argjentina dhe Adidas zbulojnë fanellën e lamtumirës së Leo Messit me Albicelesten

Të gjithë kundër Infantino-s, edhe Konfederata Aziatike presion FIFA-s: Duam më shumë të ardhura

Largohet Dimarco, Mancini nuk e rrezikon anësorin, në vend të tij Ruggeri

Mancini nis epokën e dytë në pankinën e Italisë: I lumtur që u ktheve, për të fituar duhet që në radhë të parë të argëtohemi

Shpendi në superformë para Kombëtares, 6 gola në 5 javë dhe rekord historik në Serie B





