Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
SPORT

Eleminimi zhgënjyes i Gjermanisë, Nagelsmann “në fije të perit”, mediat gjermane zbulojnë emrin e pasuesit

P
Piranjat 1 July 2026, 14:36 · 2 min lexim
Eleminimi zhgënjyes i Gjermanisë, Nagelsmann “në fije

Pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Kupa e Botës, trajneri Julian Nagelsmann ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Tekniku 38-vjeçar deklaroi se nuk është tipi që largohet pas një dështimi dhe se është i gatshëm të vazhdojë detyrën, nëse gëzon besimin e Federatës Gjermane të Futbollit.

Nagelsmann pranoi se skuadra nuk arriti objektivin dhe theksoi se disa gjëra duhet të ndryshojnë, por shtoi se tani nuk është momenti për analiza apo vendime të nxituara. Sipas tij, drejtuesit e federatës do ta shqyrtojnë situatën me qetësi në ditët në vijim.

Megjithatë duket se federate gjermane e futbollit nuk mendon të vijojë bashkëpunimin me teknikun 38 vjeçar pas eleminimit të parakohshëm të “panzerave” nga Kupa e Botës 2026. Sipas mediave gjermane ka nisur të qarkullojë emri i Jürgen Klopp si kandidati kryesor për stolin e kombëtares. Megjithatë, ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht drejtues i sektorit të futbollit në grupin Red Bull, ka hedhur poshtë spekulimet, duke deklaruar se nuk është koha për të folur për të ardhmen e tij, ndërsa Gjermania sapo ka përjetuar zhgënjimin e eliminimit nga Botërori.

Megjithatë nisur edhe nga deklaratat pak kohë më pare të ish teknikut të Liverpool, pankina e përfaqësues gjermane mund të jetë një ndër arsyet e vetme për të për tu rikthyer në stol sërish. Ndaj në Gjermani tifozët mbeten në pritje për të mësuar se cili do të jetë “timonieri” i tyre në të ardhmen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.