Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SPORT

Ende pa skuadër, Sylvinho pret oferta, dy ekipe braziliane kërkojnë ish teknikun kuqezi

P
Piranjat26 August 2026, 12:43 · 1 min lexim
Ende pa skuadër, Sylvinho pret oferta, dy ekipe braziliane

Ish tekniku i përfaqësueses shqiptare, Silvinjo vijon të mbetet ende pa skuadër, tre muaj pas largimit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian ende nuk ka nisur një eksperiencë të re, por emri i tij po qarkullon sërish në futbollin e vendit të tij.

Pas interesimit të raportuar nga Fluminense, ku nuk pati negociata të avancuara, Silvinjo është shfaqur edhe në radarët e Botafogos.

Klubi brazilian shkarkoi trajnerin Franklim Karvalho më 18 gusht dhe aktualisht skuadra drejtohet përkohësisht nga Rodrigo Belao, trajneri i ekipit U-19.

Për Silvinjon, një rikthim në Brazil do të ishte një mundësi për të nisur një kapitull të ri, pasi eksperienca e fundit në vendlindje ishte në vitin 2022, në stolin e Corinthians.

Edhe përpara se braziliani të zyrtarizonte divorcin me kombëtaren tone, sirenat nga skuadrat braziliane kishin trokitur për të. Pritet të shikohet nëse e ardhmja e Sylvinhos do të jetë pikërisht atdheu i tij Brazili.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.