Enzo Fernandez drejt Manchester Cityt/ Arrin marrëveshjen personale, pritet kontakti i parë me Chelsean

Enzo Fernandez është gjithnjë e më pranë një transferimi nga Chelsea te Manchester City. Mesfushori argjentinas ka arritur një marrëveshje personale me klubin e Manchesterit, sipas gazetarit të merkatos Fabrizio Romano.
Fernandez ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe dëshiron të bashkohet me Manchester Cityn. Një nga arsyet që lidhet me vendimin e tij është dëshira për të punuar sërish me Enzo Marescan, me të cilin ka bashkëpunuar më herët.
Situata te Chelsea po bëhet gjithnjë e më konkrete. Fernandez pritet të mos jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Brighton & Hove Albion, një tjetër zhvillim që ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij.
Megjithatë, transferimi ende nuk është pranë përfundimit. Manchester City nuk ka nisur ende kontaktet zyrtare me Chelsean për mesfushorin. Sipas Romano-s, bisedimet pritet të nisin së shpejti dhe më pas klubet do të diskutojnë për kushtet e marrëveshjes.
Pika kryesore mbetet çmimi i transferimit. Chelsea pagoi më shumë se 120 milionë euro për ta marrë Fernandez nga Benfica në vitin 2023. Londinezët nuk pritet të pranojnë një ofertë të ulët për një lojtar që është edhe kampion bote me Argjentinën.
Kështu, ndërsa Fernandez ka dhënë “OK”-in për Manchester Cityn, tani mbetet që klubi i Pep Guardiolës të nisë negociatat me Chelsean dhe të gjejë një marrëveshje për kartonin e mesfushorit.
Lexo edhe
SPORT
Portieri i PSG-së rrëzohet gjatë nxehjes/ Merr ndihmën e stafit mjekësor, më pas luan ndaj Lilës

Milani bind në “San Siro”, zhbllokohet Ramos, Jashari shkakton autogolin e Venezias

Ditë e artë për Kosovën në xhudo/ Tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Rafael Leao drejt largimit nga Milani, arrihet marrëveshja me Galatasarayn për 45 milionë euro

Fatjona Kasapi ngjitet në podium, fiton medaljen e bronztë në “Taranto 2026”





