Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
SPORT

Europa League/ Egnatia-Lillestrom ndahen në barazim, kualifikimi vendoset në Norvegji

P
Piranjat20 August 2026, 21:48 · 2 min lexim
Europa League/ Egnatia-Lillestrom ndahen në barazim, kualifikimi vendoset

Nuk ka fitues në sfidën e parë të ‘play-off’-it të Europa League mes Egnatias dhe Lillestrom.

Në “Arena Egnatia” 90-minutëshi i aktit të parë u mbyll me barazimin 0-0, në një ndeshje ku kampionët e Shqipërisë patën shanset e tyre për shënim, por pa sukses. Tani fati i kësaj përballjeje dhe kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në Norvegji.

Në “Egnatia Arena” sfida nisi  me një gol për norvegjezët, që shënuan me Gabrielsen në miniutën e 5-të, pas ekzekutimit të një goditje dënimi. Por për fatin e mirë të kampionëve të Shqipërisë, goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Pas minutave të para të vështira, Egnatia filloi ta marrë veten dhe nisi të shfaqej në portën e Lillestrom. Sinjalin e parë e dha Adjesa, gjuajtja e të cilit u ndal nga portieri. Pak minuta më vonë po ky futbollist rrezikoi sërish ndërkohë që edhe Albanese pati mundësinë e tij. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.

Në pjesën e dytë Egnatia sërish me Albanesen pati mundësinë e saj për të shënuar, por shansin më të pastër e pati Gruda (70’) që nuk e pati fatin me vetë pasi gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.

Ndërsa në minutën e 73-të ishte Egnatia që u ndihmua nga fati, pasi Lillestrom pas një gabimi të portierit Dajsinani iu afrua golit, por Va me portën bosh nuk mundi të shënojë dhe rezultati mbeti 0-0 deri në fund të ndeshjes duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.