Fanella e Peles nga finalja e Kupës së Botës 1958 shitet për…

Fanella, që legjenda braziliane Pele veshi në finalen e Kupës së Botës 1958, është shitur për 4,9 milionë dollarë, në një ankand të zhvilluar në Nju Jork.
Fanella me numrin 10 u vesh nga Pele, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, në fitoren 5-2 të Brazilit ndaj Suedisë.
Në atë ndeshje, ai u bë futbollisti më i ri në histori, që shënoi gol në një finale të Kupës së Botës, një rekord që vazhdon të mbetet në fuqi edhe sot.
Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” bëri të ditur se kjo është fanella e dytë më e shtrenjtë e futbollit, e shitur ndonjëherë në ankand.
Rekordin e mban fanella e Diego Maradona, e veshur në ndeshjen ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986, ku ai shënoi golin e famshëm të njohur si “Dora e Zotit”.
Ajo u shit në vitin 2022 për 9,3 milionë dollarë.
Lexo edhe
SPORT
Miliarda dollarë në lojë: Kush janë fituesit e vërtetë të Kupës së Botës?

Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”, asistet e vendosin para Mbappe

Zbulohet çfarë ndodhi mes Jude Bellingham dhe Valentin Barco pas eliminimit të Anglisë

FIFA sjell risi në Botërorin 2026, kampionët do të marrin unaza në stilin e NBA-së

FIFA vendos, ja kush do ta gjykojë finalen e Botërorit





