Femrat afgane rikthehen në fushë! Futbollistet luajnë sërish pas pesë vitesh mërgim

Futbollistet afgane janë rikthyer në fushë pas pesë vitesh mërgim dhe ndalimesh nga regjimi taleban. Pavarësisht dy humbjeve në Zelandën e Re, ato e konsiderojnë rikthimin një fitore për të gjitha gratë afgane.
Futbollistet afgane janë rikthyer në fushë pas pesë vitesh mërgim, ndalimesh dhe pasigurie, duke përfaqësuar sërish vendin e tyre pavarësisht regjimit taleban që ua mohoi të drejtën për të luajtur.
Skuadra me 23 lojtare, e formuar nga afgane që jetojnë në vende të ndryshme, u grumbullua në Zelandën e Re për një kamp stërvitor dhe dy ndeshje miqësore jozyrtare kundër Ishujve Kuk.
“Duhet të jemi të forta, sepse përfaqësojmë gratë afgane”, u tha shoqeve mesfushorja Fatima Haidari, pak përpara daljes në fushë.
Ky ishte grumbullimi i parë që prej vendimit të FIFA-s në prill, i cili u hapi rrugën futbollisteve në mërgim të përfaqësojnë Afganistanin në ndeshje zyrtare dhe të synojnë pjesëmarrjen në kompeticione si Lojërat Olimpike dhe Kupa e Botës.
Kombëtarja e femrave u krijua në vitin 2007, por u shpërbë praktikisht pas rikthimit të talebanëve në pushtet në gusht 2021. Lojtaret u evakuuan dhe u vendosën në vende si Australia, Britania dhe Portugalia.
Shumë prej tyre tregojnë se futbolli u shpëtoi jetën. Manozh Noori, e cila luante fshehurazi në Kabul, varrosi medaljet dhe trofetë në oborrin e shtëpisë përpara se të largohej nga vendi.
“Një ditë do të kthehem dhe do t’i nxjerr”, thotë ajo, ndërsa kujton se futbolli e ndihmoi të shpëtonte më pas edhe nënën dhe motrën.
Pavarësisht humbjeve 1-0 dhe 3-0 ndaj Ishujve Kuk, rezultati kishte pak rëndësi. Për lojtaret, rikthimi në fushë ishte dëshmi se vitet e mërgimit, ndarja nga familjet dhe kufizimet nuk arritën t’i zhduknin.
Lexo edhe
SPORT
Galatasaray në sulm për Leaon! Milani refuzon ofertën prej 30 milionë eurosh plus bonuse

Tragjike/ U rrah për vdekje në rrugë nga një bandë kriminale, vdes lojtari i Ugandës!

I dha lamtumirën Kroacisë, Zlatko Daliç bëhet një nga trajnerët më të paguar në botë

“Më pëlqen të shënoj gola”, Mirlind Daku prezantohet zyrtarisht te Spartaku i Moskës

League Cup/ Rikthimi i Messi-t pas Kupës së Botës 2026, “pleshti” magjeps tifozët me një dopietë





