FIFA mohon zërat për finalen e Botërorit 2030: Pretendimet janë të rreme dhe mashtruese

FIFA ka hedhur poshtë raportimet se presidenti i saj, Gianni Infantino, u ka premtuar autoriteteve marokene organizimin e finales së Kupës së Botës 2030 në këmbim të mbështetjes për të qëndruar në krye të institucionit.
Në një deklaratë për agjencinë EFE, pas takimit të zhvilluar të mërkurën në Rabat, FIFA theksoi se është “e rreme dhe mashtruese” të pretendohet se Infantino ka bërë ndonjë premtim në lidhje me vendin ku do të luhet finalja e Botërorit 2030.
“Vendimi për këtë çështje do të merret në kohën e duhur”, bëri të ditur organizata.
Reagimi erdhi pasi gazeta britanike ‘The Times’ raportoi se Infantino i kishte ofruar Marokut të drejtën për të pritur finalen e Botërorit 2030 në këmbim të mbështetjes politike për të ruajtur postin e presidentit të FIFA-s.
Sipas të njëjtit raport, Infantino zhvilloi një takim në Marok për të menaxhuar krizën e krijuar pas dështimit të projektit për shitjen e një pjese të të drejtave tregtare të Kupës së Botës tek investitorë privatë.
Botërori 2030 do të organizohet bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa tri ndeshjet hapëse do të zhvillohen në Amerikën e Jugut. Maroku synon që finalja të luhet në stadiumin "Hassan II" në Casablanca, ndërsa Spanja dëshiron që ndeshja vendimtare të organizohet në stadiumin "Santiago Bernabéu" në Madrid.
Ndërkohë, presioni ndaj Infantinos vazhdon të rritet. Pas kritikave të shumta ndaj drejtimit të FIFA-s, disa federata, mes tyre ato të Anglisë, Uellsit dhe Serbisë, kanë tërhequr mbështetjen për presidentin e FIFA-s, ndërsa ish-ylli portugez, Luis Figo, ka kërkuar publikisht dorëheqjen e tij.
Lexo edhe
SPORT
Nga Juventus te Turqia? Besiktas hap negociatat për sulmuesin serb Dusan Vlahovic

Detaji që bëri xhiron e rrjetit në lamtumirën e Baresit: Pse gishti i Didas është i deformuar?

Muriqi e nis nga stoli sfidën e Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve

Spalletti i dërgon mesazh të qartë Zhegrovës: Talenti dhe goli nuk mjaftojnë

Beckham drejt një rekordi të ri financiar





