Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SPORT

FIFA nxjerr në shitje Botërorin/UEFA kërcënon me bojkot

P
Piranjat29 July 2026, 23:16 · 4 min lexim
FIFA nxjerr në shitje Botërorin/UEFA kërcënon me bojkot

"Times” ka zbuluar projektin e FIFA-s për të shitur një pjesë të vlerës së Botërorit, 4.2 miliardë dollarë (rreth 20% e vlerës), tek investitorët privatë, mes të cilëve do të ishte edhe familja Kushner e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Më pas FIFA e ka konfirmuar lajmin, por ka shpjeguar se bëhet fjalë për një projekt “për të liruar potencialin komercial të futbollit”. Parashikohet të paguhen 20 milion dollarë për secilën nga 211 federatat, përveç shtimit të fondeve. Zyrihu ndryshon kështu vetëm perspektivën. Investitorët do të jenë bashkëpronarë të Botërorit dhe për të maksimimizuar dividentin është e përshtatshme të ndërhyhet te frekuenca dhe finalistët e Kupës së Botës për të rritur të ardhurat. Ka mundësi që në një të ardhme jo të largët të kemi Kupën e Botës çdo dy vjet.

Rreziku lidhet me faktin e lënies së Botërorit në duart e privatit. Federatat duhet të japin aprovimin për këtë projekt dhe sipas “Times”, shpërndarja e milionave do të jetë çelësi për të marrë “Po”-në e tyre. Në rast se projekti aprovohet, Infantino do të ishte Ceo i kompanisë në fund të detyrës së tij si president i FIFA-s. Paga e tij, po sipas “Times”, llogaritet të jetë e ngjashme me atë të komisionerit Nfl, 64 milion dollarë.
Kompania do të quhet “Fifa Forward Enterprise” (Ffe), e kontrolluar nga FIFA, që bashkon aktivitetet komerciale dhe organizimin e eventeve. FIFA do të kishte autoritet të plotë mbi qeverisjen e futbollit, kalendarin e ndeshjeve dhe vendimet për rregulloren sportive.

Fifa do të mbledhë deri në 4.2 miliardë dollari deri në fund të vitit për të financuar Fffp, mbi bazën e një vlerësimi aksionar fillestar prej 20 miliardë dollarësh, duke seleksionuar me kujdes investitorët afatgjatë që do të kenë kuota në minorancë dhe jo kontrollin e Ffe. Të gjitha përfitimet e Ffe do të investohen në futbollin në nivel botëror.

Futbolli është sporti më popullor në botë dhe një motor i jashtëzakonshëm zhvillimi njerëzor e social. Disa sektorë të futbollit kanë ditur ta transformojnë këtë popullaritet në një vlerë të konsiderueshme komerciale. FIFA mbështet zhvillimin e qëndrueshëm në çdo cep të botës, tha Infantino.

I menjëhershëm ishte reagimi i UEFA-s:

Kjo iniciativë kalon një linjë që institucionet e qeverisë së futbollit nuk duhet ta shkelin. UEFA e konsideron një çështje ekstremisht serioze dhe këtë duhet të bëjnë të gjitha federatat kombëtare, ligat, klubet, futbollistët, tifozët, qeveritë dhe të gjithë ata që e kanë për zemër futbollin, shkruhet në një komunikatë të shpërndarë nga federata europiane, e firmosur nga Aleksander Ceferin. Askush nuk është pronar i futbollit. Nuk i përket FIFA-s dhe ajo nuk mund ta shesë.

Sipas “Sky News”, shumë vende europiane po mendojnë bojkotimin e mundshëm të Botërorit, nëse plani i Infantinos do të miratohet. Anëtarët e UEFA-s do të kenë një mbledhje emergjente virtuale këtë javë në lidhje me këtë çështje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.