Berisha pret në zyrë përfaqësues të “Fratelli d’Italia”: Narkoshteti kërcënon demokracinë dhe ekonominë shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti një delegacion përfaqësuesish të partisë simotër italiane, Fratelli d&rs...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti një delegacion përfaqësuesish të partisë simotër italiane, Fratelli d&rs...
Një fëmijë në një zonë rurale në veri të shtetit të Nju Jorkut ka humbur jetën pasi u infektua me fruth, duke...
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin...
Venddepozitimi i mbetjeve të Bashkive Bulqizë dhe Klos, i cili ndodhet mbi fshatin Plan i Bardhë, vijon të digjet prej më shumë s...
Avokati i Erion Veliajt ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e depozitimit të një kallëzimi penal lidhur me pretendimet për k&eu...
Kanë nisur zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku miliona qytetarë po votojnë për për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka kritikuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2027, duke i cilësuar ato si dësh...
Veliaj, në letrën e zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shprehet: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti një delegacion përfaqësuesish të partisë simotër italiane, Fratelli d&rs...
Studentët kanë marshuar sot në rrugët e Tiranës, ndërsa janë ndalur te Fakulteti i Ekonomikut, ku iu kanë bërë...
Futbolli shqiptar ka përjetuar një nga verërat më të “nxehta” të historisë sa i përket merkatos. Raporti më i fundit i FIFA-s zbulon se klubet shqiptare kanë regjistruar shifra rekord në transferimet ndërkombëtare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të lojtarëve gjatë merkatos së verës 2026.
Të dhënat e analizuara nga “Panorama Sport” i referohen vetëm transferimeve ndërkombëtare, pra lëvizjeve të futbollistëve nga një shtet në tjetrin, dhe jo transferimeve brenda të njëjtës Federatë.
Dhe pikërisht në këtë aspekt, Shqipëria ka vendosur një rekord të ri historik.
Sipas FIFA-s, gjatë verës së vitit 2026, 135 futbollistë kanë kaluar nga kampionate të huaja në futbollin shqiptar. Një shifër që përbën rekordin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Për ta kuptuar përmasën e këtij fluksi, në dy sezonet e mëparshme numri ishte 133 transferime në hyrje.
Por rekordi nuk ndalet këtu.
Edhe transferimet në dalje kanë prekur shifra të paprecedenta. FIFA ka regjistruar 103 futbollistë që janë larguar nga futbolli shqiptar drejt kampionateve të huaja gjatë kësaj vere.
Krahasuar me sezonin e kaluar, rritja është e ndjeshme: rekordi i mëparshëm ishte 78 transferime në dalje, i regjistruar në verën e vitit 2025.
Në total, bëhet fjalë për 238 transferime ndërkombëtare të lidhura me futbollin shqiptar vetëm gjatë merkatos së verës 2026.
Shumica? Lojtarë me parametër zero
Një tjetër detaj interesant që del nga raporti i FIFA-s lidhet me statusin e futbollistëve. Pjesa dërrmuese e këtyre lëvizjeve janë realizuar nga lojtarë që kanë qenë pa kontratë, pra me parametër zero.
Nga 135 transferimet në hyrje, plot 105 futbollistë kanë ardhur në Shqipëri si lojtarë të lirë.
E njëjta tendencë vihet re edhe në dalje. Nga 103 transferimet e regjistruara drejt kampionateve të huaja, 86 kanë qenë futbollistë pa kontratë.
Shifrat e FIFA-s tregojnë kështu një panoramë të qartë: merkatoja shqiptare po përjeton një zgjerim të fortë në qarkullimin ndërkombëtar të futbollistëve, duke thyer rekordet historike si në afrimet nga jashtë, ashtu edhe në eksportin e lojtarëve drejt kampionateve të huaja.
Një çështje e rëndë që përfshiu katër futbollistë të lidhur me Realin e Madridit ka përfunduar në ...
Pas 28 vitesh, Piero Ausilio dhe Interi kanë ndarë rrugët. Drejtori sportiv largohet nga klubi zikaltër pas pamundësisë pë...
Nick Woltemade ka vendosur një rekord të veçantë që në hapat e parë të tij me Juventusin. Sulmuesi gjerman, i cili &...
Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, ka folur për situatën e Raul Asensios dhe polemikat që e kanë shoqëruar jashtë fush&eum...
Brazili dhe Japonia do të ripërsërisin përballjen e tyre të Kupës së Botës në një turne në Singapor, i ...
UEFA ka nisur një procedim disiplinor ndaj Matteo Guendouzit dhe Mason Greenwood, pas përballjes mes Fenerbahçes dhe Olympique Lyonit në...
Luciano Spalletti flet hapur dhe këtë e bën në një intervistë për SportMediaset. Në intervistën e tij, trajneri i...
Lionel Messi pritet të marrë një nga homazhet më të veçanta në historinë e futbollit argjentinas. Pas njoftimit p&eu...
Po mbushet gjysma e shekullit, por kurrë nuk do të harrohet. Bajerni pësoi një nga turpërimet më të mëdha në hist...
Massimo Moratti ka zbuluar se më shumë se 20 vite më parë kishte mundësinë të blinte Napolin, pas falimentimit të klub...