Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
SPORT

FIFA shqyrton Botërorin me 64 skuadra në vitin 2030, projekti ndez debat në futbollin botëror

P
Piranjat13 July 2026, 08:09 · 2 min lexim
FIFA shqyrton Botërorin me 64 skuadra në vitin 2030, projekti ndez

FIFA po studion zyrtarisht mundësinë e zgjerimit të kampionatit Botëror të futbollit me 64 skuadra që në edicionin e 2030. Presidenti Gianni Infantino konfirmoi se hipoteza do të diskutohet në komisionet kompetente në përfundim të turneut aktual.

Pas kalimit në formatin me 48 skuadra për edicionin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, drejtuesit e qeverisë së futbollit botëror po shtyjnë për një zgjerim tjetër të kompeticionit në kohë rekord. Propozimi lind nga dëshira për të përfshirë në fazën finale një numër gjithnjë e më të madh vendesh.

‘Çdo komb duhet të ketë të drejtën për të ëndërruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës”-ishin fjalët e kreut të FIFA që shtoi se përjashtimi i shteteve të vegjël iu heq atyre stimulin për t’u përmirësuar
Botërori 2030 parashikon një formulë krejtësisht të re që do të prekë 3 kontinente dhe 6 kombe me Marokun, Portugalinë dhe Spanjën si organizatoret kryesore, ndërsa Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji do të presin secila prej tyre nga një ndeshje në kuadër të 100 vjetorit të turneut.

Një kalim i mundshëm në formatin me 64 skuadra do të modifikonte skenarin duke iu dhënë mundësinë vendeve amerikano latine të presin ndeshje të fazës së grupeve duke kompensuar normat e forta të rotacionit të FIFA që do të përjashtojne vendet amerikanolatine nga organizimi i Kuoës së Botës deri në 2042.

Por ideja e një botërori me 64 skuadra nuk ka vetëm konsensuse duke qenë se me një format të tillë do të kualifikohen më shumë se 1/4 e 210 federatave anëtare të FIFA. Drejtuesit e futbollit evropian dhe amerikanoverior me në krye Aleksander Ceferin dhe Victor Montagliane e kanë ngelur në klasë këtë ide duke e përkufizuar si të dëmshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.