Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Destinacioni i finales së Kupës së Botës 2030 mund të jetë zbuluar para kohe, ndonëse FIFA ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për stadiumin që do të presë ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
Presidenti i Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, ka deklaruar me bindje se finalja do të zhvillohet në “Grand Stade Hassan II”, stadiumi i ri që po ndërtohet në Benslimane, pranë Casablancas.
Arena spektakolare pritet të ketë një kapacitet prej afro 115 mijë spektatorësh, çka do ta rendiste mes stadiumeve më të mëdha të futbollit në botë.
Duke folur në një aktivitet të organizuar në Bouznika, Lekjaa deklaroi se Benslimane do të ketë nderin të presë finalen e Botërorit.
“Ajo që duhet të dini është se provinca e Benslimanes do të ketë nderin të organizojë finalen e Kupës së Botës 2030”, tha ai.
Madje, Lekjaa shkoi edhe më tej duke shprehur dëshirën për një finale mes Marokut dhe Francës.
“Dhe, dashtë Zoti, të kemi një finale mes Marokut dhe Francës, në mënyrë që të marrim hakun tonë”, shtoi ai.
Deklaratat e tij kanë tërhequr vëmendje të madhe, pasi FIFA ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht stadiumin ku do të zhvillohet finalja.
Maroku do ta organizojë Kupën e Botës 2030 së bashku me Spanjën dhe Portugalinë.
Argjentina, Paraguai dhe Uruguai do të presin gjithashtu nga një ndeshje në fillim të turneut, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Kupës së parë të Botës, e zhvilluar në Uruguai më 1930.
Pikërisht për këtë arsye, gara për organizimin e finales pritet të jetë e fortë, me disa prej stadiumeve më spektakolare në botë që konkurrojnë për këtë privilegj.
Maroku mbështetet te “Grand Stade Hassan II”
Stadiumi Hassan II është në qendër të kandidaturës së Marokut.
Dizajni i tij është frymëzuar nga tendat tradicionale marokene që përdoren gjatë festimeve dhe ceremonive të mëdha.
Punimet pritet të përfundojnë në vitin 2027, duke i dhënë organizatorëve rreth tre vjet kohë për testimin dhe përgatitjen e plotë të stadiumit para nisjes së Botërorit.
Nëse finalja zhvillohet aty, arena pritet të bëhet një prej stadiumeve më të mëdha që ka pritur ndonjëherë një finale të Kupës së Botës.
Spanja ka dy kandidatë të fuqishëm
Maroku, megjithatë, përballet me konkurrencë të fortë nga Spanja.
Dy prej kandidatëve kryesorë janë “Santiago Bernabeu” i Real Madridit dhe “Camp Nou” i Barcelonës.
“Bernabeu” iu nënshtrua një rikonstruksioni masiv nga viti 2019 deri më 2024, duke u transformuar në një stadium modern shumëfunksional.


Arena e Real Madridit tashmë ka çati të lëvizshme, ndërsa fusha me bar natyral mund të ndahet në seksione dhe të ruhet nën tokë në kushte të kontrolluara klimatike.
Stadiumi është pajisur gjithashtu me një fasadë moderne prej çeliku dhe një ekran gjigant 360 gradë rreth tribunave të sipërme.
Edhe “Camp Nou” po kalon nëpër një rikonstruksion të madh, me Barcelonën që synon ta rrisë kapacitetin përfundimtar në rreth 105 mijë spektatorë.
Për momentin, FIFA nuk ka shpallur vendimin përfundimtar, por deklaratat e Lekjaa kanë shtuar bindjen në Marok se “Grand Stade Hassan II” mund të jetë skena e finales së madhe të Botërorit 2030.
Liga e Kampionëve mbyll javën e parë të fazës së ligës me një mbrëmje të mbushur me sfida interesante, ku zbre...
Kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino- Shqipëri, e vlefshme pë...
Tension dhe momente kaotike gjatë procesit gjyqësor për grabitjen në shtëpinë e portierit italian Gianluigi Donnarumma. Ilyas Khe...
Kuraçao ka zgjatur kontratën e Dik Advokat, që tashmë vlen deri më 31 korrik të vitit 2027. Përpara janë kualifikueset...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Carlo Ancelotti ka hedhur hapin e parë drejt një ristrukturimi të thellë të kombëtares së Brazilit. Trajneri italian ka pub...
Rivaliteti mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos mund të rikthehet në futbollin spanjoll, por këtë herë jo në fushën e lo...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Mauricio Isla po i thotë lamtumirë futbollit. Mbrojtësi i krahut po i var këpucët në gozhdë në moshën 38-vje&cced...
Carlo Ancelotti ka shpallur skuadrën e Brazilit, i cili, ashtu si ekipet e tjera kombëtare, do të bëjë një pushim në fund t...