Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
SOCIALE

''Fishat falas vetëm në letër''/ Gazetarja Irida Cami: Diabetikët e moshës 26–65 vjeç të braktisur nga skema e shtetit

P
Piranjat14 November 2025, 10:04 · 5 min lexim
''Fishat falas vetëm në letër''/ Gazetarja

Pavarësisht lajmeve për ofrimin e fishave (shiritave të testimit) falas për diabetikët, realiteti tregon një politikë thellësisht të mangët dhe diskriminuese. Vendimi i fundit, i vlefshëm nga viti 2024, përcakton se vetëm personat nga 0 deri në 25 vjeç dhe ata mbi 65 vjeç përfitojnë nga kjo skemë.

Gazetarja Irida Cami, nga studioja e 'Kafe Shqeto' tha se ky vendim lë jashtë një segment të tërë të popullsisë aktive, nga mosha 26 deri në 65 vjeç, të cilët detyrohen të përballojnë vetë koston e plotë.

Për më tepër, sasia e ofruar është qesharake: vetëm një kuti me 50 fisha në muaj, ndërkohë që një monitorim efektiv kërkon të paktën 7-8 matje në ditë. Kjo do të thotë se ndihma e shtetit mbulon nevojat e më pak se një jave.

Situata është edhe më alarmante për pacientët me diabet të tipit 2, të cilët marrin vetëm një kuti çdo katër muaj. Kjo politikë e cunguar jo vetëm që dështon të ofrojë mbështetje reale, por krijon një ndjenjë braktisjeje dhe pabarazie, duke i detyruar pacientët të zgjedhin mes shëndetit dhe kostos financiare.

Deklarata e gazetares për 'Kafe Shqeto':

"Gjithmonë ka qenë me vonesë. Kanë bërë një shtesë në 2024-ën, përveç asaj të 2018-ës që the ti. Kanë bërë një shtesë dhe kanë thënë që okay, nga zero në 25 vjeç do jepen falas fishat dhe nga 65 vjeç e tutje. Po të jesh 26 vjeç, me lekë, se është problemi jot. Ajo që ndodhi është, një nga këto fisha që janë solucione, është cilësi që në Shqipëri nuk jepet sepse është… Po. 500 lekë të vjetra.

500 lekë të vjetra. Një person, një njeri që të ketë minimumin e minimumit të minimumit të kontrollit, duhet ta bëjë para se të hajë, sapo zgjohet në mëngjes. Po. Para dhe pas çdo vakti. Domethënë, minimumi, në qoftë se do që… shtatë, tetë. Në qoftë se nuk do që në 20 vjeç të arrijë i verbër dhe pa këmbë. Ta themi kështu, se kjo është e vërteta. Pra 100, domethënë 120 euro në muaj janë vetëm minimumi. Pa llogaritur që do ishte me 300 copë në muaj, me 150.000 lekë domethënë, 150 euro. Jepet një në muaj nga këto, në qoftë se je deri 25 vjeç, a deri 26. Nga 26…

Kjo jepet çdo muaj. Kjo jepet çdo muaj. Për ata që kanë diabet dy dhe nuk marrin, domethënë që janë pa insulinë sepse trajtohen me mjekime, të cilët mund të jenë edhe 40-vjeçar, 50-vjeçar, 60-vjeçar. Okay. Kanë një nga këto çdo katër muaj. Domethënë 50 fisha për katër muaj, për 160, 120 ditë. Nuk e di se si ndahet kjo fisha për gjysmë ose në një të tretën, nuk e di.

Njerëzit i blejnë. Në farmaci shiten, ka disa shoqata që i japin me ulje. Kjo është gjendja. Po të mos flasim për mikroinfuzorët ose pompat e insulinës që ka me dhjetëvjeçarë që jepen.

Unë jam munduar në Shqipëri të gjej një mjek që… Janë totalisht. Atëherë, fjala më e shpeshtë që dëgjohet nga mjekët në rastin kur fillon sëmundja që zbulohet, sidomos tek fëmijët, diabeti është në një gjendje aq të lartë sheqeri sepse nuk e dinë, nuk dihet, është shumë vështirë për ta zbuluar, sa arrin në spital dhe rrezikohet koma. Ajo gjendje kapërcehet zakonisht, edhe në Shqipëri kapërcehet sepse ka protokolle të posaçme.

Në Tiranë bëhet fjalë, Tiranë, sepse për shembull në Vlorë, jo në fshat të humbur të Shqipërisë, nuk ka një diabetolog pediatrik. Domethënë, fëmijët e Vlorës shkojnë në Tiranë për të pasur një vizitë tek diabetologu për fëmijë"./Syri

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.