Fitore me "shije" shqiptare për Bajernin, mesfushori kuqezi merr besimin e Kompanit në miqësore

Bajern Mynih ka vijuar me ritëm pozitiv përgatitjet në Azi, duke siguruar një fitore 2-1 ndaj Aston Vilës në miqësoren e zhvilluar në Hong Kong.
Skuadra gjermane tregoi formë të mirë në prag të nisjes së sezonit të ri, pavarësisht mungesës së disa prej lojtarëve kryesorë.
Bavarezët kaluan në avantazh në pjesën e parë me golin e Kim, pas një paraqitjeje të kontrolluar në fushë. Trajneri Vincent Kompani aktivizoi nga minuta e parë edhe mesfushorin shqiptar, i cili mori rolin e organizatorit në këtë sfidë.
Në pjesën e dytë, Bajerni arriti të dyfishojë rezultatin. Ibrahimoviç shërbeu asistin për Luis Diaz, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe i dha skuadrës gjermane më shumë qetësi në lojë.
Aston Vila reagoi në minutat e fundit të takimit, duke ngushtuar diferencën me golin e Zhoao Gomes në minutën e 83-të. Megjithatë, skuadra angleze nuk arriti të shmangte humbjen dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Bajern Mynihut.
Sfida në Hong Kong ishte një tjetër test për kampionët gjermanë, të cilët po përgatiten për sezonin e ri dhe po provojnë alternativat e tyre në formacion.
Lexo edhe
SPORT
Berat Gjimshiti drejt Arabisë Saudite, kapiteni i Shqipërisë firmos kontratën e artë me 4 milionë euro në sezon

Real Madridi huazon lojtarin për të cilin pagoi mbi 60 milionë euro për ta transferuar

Asllani mbetet në pritje, Interi kërkon largimin për mesfushorin shqiptar

Dëshmia tronditëse në gjyqin për Maradonën: Nuk ngrihej nga shtrati, s’donte të lahej e as të hante

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete që tronditi Botërorin

Transferimi i Bruno Guimaraes te Arsenali çështje e kryer. Ja kur pritet të bëhet zyrtarizimi

Jashari flet për Milanin e ri: “Me Amorim do të jetë ndryshe, me Modricin ka kimi”

Thellohet kriza me Infantinon! Norvegjia kërkon largimin e tij nga drejtimi i FIFA-s, Meksika dhe Argjentina i dalin në krah





