Flamurtari “ndez zjarr” garën për mbijetesë, su per premio për ndeshjet vendimtare. Kuqezinjtë hyjnë në një nga momentet më vendimtare të sezonit, teksa drejtuesit kanë vendosur të “ndezin motorët” në garën për mbijetesë.
Llogaritë nisin që nga sfida e sotme ndaj Bylisit, një përballje që merr rëndësi të jashtëzakonshme për renditjen. Më pas, më 4 prill, Flamurtari do të presë në Vlorë Tiranën, ndërsa më 12 prill do të përballet po në shtëpi me Vorën. Dy ndeshje në fushën e vet dhe një transfertë, ku kërkohet përqendrim maksimal dhe rezultate konkrete. Drejtuesit kanë vendosur si objektiv minimal grumbullimin e të paktën 7 pikëve në këto tri sfida, që përkthehet në dy fitore dhe një barazim.
Humbja nuk është opsion dhe nuk do të tolerohet në asnjë rast gjatë këtij cikli vendimtar. Madje, burime pranë klubit bëjnë me dije se premio prej 200 milionë lekësh mund të rritet edhe më tej, në rast se skuadra arrin të marrë tri fitore të plota, duke siguruar 9 pikë ndaj kundërshtarëve direktë. Aktualisht, Flamurtari ndodhet në vendin e fundit të renditjes me 24 pikë, po aq sa ka edhe Tirana në vendin e parafundit. Ndërkohë, Bylis dhe Vora mbajnë vendet e shtatë dhe të tetë, duke e bërë edhe më të fortë rivalitetin në këtë zonë të tabelës.
SITUATA NË SKUADËR – Në prag të sfidës së sotme ndaj Bylisit, te Flamurtari situata paraqitet e përzier, me rikthime të rëndësishme, por edhe disa mungesa që mund të ndikojnë në formacion. Stafi teknik ka mbyllur tashmë llogaritë e fundit për të përzgjedhur 11-shen më konkurruese në një ndeshje ku gabimet nuk lejohen. Flamurtari është i ndërgjegjshëm se këto tri javë do të vendosin shumë për të ardhmen e klubit në elitë dhe çdo pikë do të ketë peshë vendimtare. Flamurtari ka një rikthim të rëndësishëm për ndeshjen me Bylsin. Bangali Diavara do të jetë i gatshëm.
Mesfushori u pezullua pas grumbullimit të katër kartonëve të verdhë, të fundit prej të cilëve e mori në ndeshjen kundër Vllaznisë, por me mungesën në ndeshjen me Elbasanin e shleu këtë dënim. Rikthehet Dimitris Çantakias që e ka kaluar problemin me gishtin e madh të këmbës. Mungesë e sigurt është ajo e Luçiano Skuadrone që e ka mbyllur tashmë aventurën në Vlorë pas dënimit me 6 muaj nga Komisioni i Disiplinës. Burime pranë klubit konformojnë për gazetën se do të mungojë edhe Denis Pjeshka.
Shkodrani ka një dëmtim në gishtin e madh të këmbës dhe gjatë javës është stërvitur i diferencuar. Pjeshka mund të jetë gati për 10 ditë. Lorenc Trashi nuk ka asgjë serioze pas përplasjes nga Bismark në ndeshjen me Vllazninë. Rezonanca ka rezultuar vetëm një traumë. Megjithatë këtë javë përveç stërvitjes kapiteni edhe i është ushtruar disa seancave rehabilitimi me fizioterapi.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
21 March12:11
Silvinjo shpjegon listën: Bajrami bëri diferencë në mënyrë brutale, është golashënuesi ynë. Nuk e di situatën e Brojës
Pas kësaj, ai doli në konferencën e zakonshme për mediat ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Tekniku brazilian u ndal te m...
SPORT
21 March10:32
Publikohet lista e Kombëtares shqiptare për play off-et e Botërorit
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në ...
SPORT
21 March08:38
“Luftojmë për vendin e tifozët”, Silvinjo flet për “play-off”-in dhe Botërorin: Asgjë e pamundur, fitorja në Serbi na motivon
Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e “Play Off”-it të Botërorit, me shpresën pë...
SPORT
21 March00:01
Kosova synon Botërorin, lista e të ftuarve për Play Off
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e “play-off”-it për kualif...
SPORT
20 March23:56
Goli i nëntë në kampionat, sulmuesi shqiptar bën bomberin në Rumani!
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, ka gjetur golin e nëntë me fanellën e Kluzhit në elitën e futbollit rumun.
29-vj...
SPORT
20 March23:37
Senegali çon trofeun e fituar në Kupën e Afrikës në një bazë ushtarake për ta ruajtur
Trofeu që ekipi kombëtar fitoi në Kupën e Kombeve të Afrikës së fundmi, tani mbahet në një bazë ushtarake n&...
SPORT
20 March22:45
Tronditet Reali, Courtois dëmtohet dhe humbet sfidat ndaj Bayernit
Real Madrid ka konfirmuar një lajm të keq për portën e saj. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera sot, portieri belg Thibaut Cour...
SPORT
20 March22:26
Egnatia ndal Elbasanin mes polemikave dhe pa të gjithë stafin teknik në pankinë
Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida e zhvill...
SPORT
20 March21:23
Spalletti dhe rinovimi i kontratës: Gjatë pauzës së kombëtareve do të gjejmë marrëveshjen
Juventus do të presë këtë të shtunë Sassuolon ndaj së cilës do të kërkojë fitoren në kuadër t...
SPORT
20 March21:18
Juventus, ofertë e madhe për Bernardo Silvën: Gati një kontratë trevjeçare për të bindur yllin e Cityt
Juventus po bën një përpjekje të madhe për të siguruar shërbimet e Bernardo Silvës, mesfushorit portugez të Manch...