Foda flet për Alitin dhe Berishën: Mirënjohje për gjithçka kanë bërë për Kosovën

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dalë në konferencë për media në prag të katër ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve, ndërsa është ndalur edhe te Fidan Aliti dhe Valon Berisha, dy futbollistë që nuk do të jenë më pjesë e Kombëtares.
Foda ka shprehur mirënjohjen për kontributin e të dy lojtarëve ndër vite, duke vlerësuar rolin e tyre në historinë e përfaqësueses së Kosovës.
“Dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të veçantë për Fidan Alitin, për kontributin dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera me fanellën e Kombëtares së Kosovës. Ai ka dhënë shumë për këtë ekip dhe meriton respekt të plotë për gjithçka që ka bërë për Kombëtaren”, deklaroi Foda.
Për Valon Berishën, përzgjedhësi i Kosovës kujtoi edhe golin historik ndaj Finlandës, ndërsa vlerësoi zgjedhjen e tij për të përfaqësuar Kosovën.
“Dua të falënderoj edhe Valon Berishën, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e historisë sonë, duke shënuar golin historik kundër Finlandës. Ai zgjodhi ta përfaqësojë Kosovën, duke lënë Kombëtaren e Norvegjisë, dhe për këtë, si dhe për gjithë kontributin e tij me fanellën tonë, meriton mirënjohjen dhe respektin tonë”, u shpreh Foda.
Ndërkohë, Kosova përballet me një kalendar të ngjeshur, pasi në harkun e vetëm dhjetë ditëve do të zhvillojë katër ndeshje në Ligën e Kombeve. “Dardanët” do të përballen me Irlandën më 24 shtator, Austrinë më 27 shtator, Izraelin më 1 tetor dhe sërish Austrinë më 4 tetor.
Foda ka theksuar se skuadra do të përgatitet maksimalisht për këto sfida, me objektivin për të kërkuar fitoren në çdo ndeshje.
Lexo edhe
SPORT
Salah probleme me ligjin në Angli, patenta e tij është pezulluar për 6 muaj!

Eksod te Anglia, 5 yje tërhiqen nga grumbullimi, zbardhen arsyet e mungesave

Argjentina dhe Adidas zbulojnë fanellën e lamtumirës së Leo Messit me Albicelesten

Të gjithë kundër Infantino-s, edhe Konfederata Aziatike presion FIFA-s: Duam më shumë të ardhura

Largohet Dimarco, Mancini nuk e rrezikon anësorin, në vend të tij Ruggeri





