Formula 1/ Garë e çmendur në Silverstone! Leclerc triumfon pas një fundi dramatik me makinë sigurie, Russell i dyti, Hamilton kompleton podiumin

Piloti i Ferrarit pati një nisje të shkëlqyer, duke parakaluar që në start Kimi Antonellin dhe duke marrë kontrollin e garës.
Piloti italian i Mercedesit reagoi mirë në xhirot pasuese dhe ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj Leclerc, por vetëm pak xhiro nga fundi u “tradhtua” nga problemi në makinën e tij, duke humbur shumë pozicione dhe duke e mbyllur garën jashtë zonës së pikëve.
Në vendin e dytë u rendit George Russell, i cili përfitoi nga hyrja e makinës së sigurisë për të siguruar podiumin dhe njëkohësisht për të ngushtuar me 25 pikë diferencën ndaj Antonellit në renditjen e kampionatit.
Podiumi u plotësua nga Lewis Hamilton, i cili gjithashtu fitoi pikë të rëndësishme dhe afrohet me kreun e renditjes.
Momenti vendimtar i garës ishte aksidenti i Max Verstappen, i cili doli jashtë piste vetëm pak xhiro para fundit. Incidenti detyroi hyrjen e makinës së sigurisë, e cila qëndroi në pistë deri në flamurin me kuadrate, duke mos lejuar më asnjë ndryshim në renditjen finale
Lexo edhe
SPORT
Federata Belge nxjerr zbuluar FIFA-n: Po shkatërroni Fair Play-n për të shpëtuar SHBA-në!

Brazili jashtë Botërorit, Norvegjia e eliminon me dy gola të Haaland

Ylber Ramadani largohet nga Lecce, mesfushori kuqezi do të luajë sezonin e ardhshëm në Turqi

Në pritje për të mësuar të ardhmen, sirena nga Arabia për Kristjan Asllanin

Botërori 2026 vazhdon të rrëzojë trajnerë, Carlos Queiroz lë detyrën e tij te Gana pas vetëm 3 muajsh





