SPORT

FORMULA 1/ Katër në 3 gara, Hamilton dhe makthi i penalizimeve

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Korrik 2026, 15:43

FORMULA 1/ Katër në 3 gara, Hamilton dhe makthi i penalizimeve

Një fitore, e para e Ferrarit pas 34 garash, një “pole position” në Sprint, 169 pikë dhe vendi i dytë në renditjen e kampionatit pas 11 garash. Një bilanc aspak i keq për Luis Hamiltonin në pjesën e parë të sezonit në F1.

Por këtij rezultati pozitiv i shtohen edhe katër penalitete të marra në tri garat e fundit. Dhe duke qenë se “Sir” LUis Hamilton është gjithashtu shtatë herë kampion bote, diskutimi mbi vendimet ndaj tij ishte i pashmangshëm. “Gjatë kësaj periudhe më japin penalitete sa herë që munden…”, u shpreh me zhgënjim piloti i Ferrarit pas Çmimit të Madh të Hungarisë, ku u ndëshkua si të shtunën ashtu edhe të dielën.

Por a mund të flitet vërtet për një trajtim të padrejtë ndaj tij? Përgjigjja është jo. Bëhet fjalë për episode shumë të ndryshme nga njëri-tjetri dhe, në disa raste, edhe për situata të pafata. Megjithatë, në një rast të veçantë, atë në Spa, ishte e kuptueshme pse disa u rreshtuan në anën e Hamiltonit.

RASTI I ANGLISË Në Silverston, Hamilton u penalizua me 5 sekonda për një nisje të parakohshme. Makina lëvizi pak çaste përpara fikjes së semaforëve dhe më pas u ndal përsëri. Edhe pse Hamilton pranoi përgjegjësinë për incidentin, ai ngriti çështjen e zbatimit jo gjithmonë të njëjtë të rregullores, duke argumentuar se në të kaluarën lëvizje të ngjashme brenda vendit të nisjes nuk ishin ndëshkuar. Pavarësisht se FIA ka deklaruar se kriteret do të rishikohen në të ardhmen, shkelja teknike mbetet objektive: ishte një gabim i vogël në start. Sado minimal të ishte, sa pak ndikim të kishte në rezultat, ai përsëri ishte një shkelje e rregullave.

RASTI I BELGJIKËS Në Spa, Hamilton u penalizua për kontaktin me Xhorxh Rasëllin në kthesën “Les Combes”, pak pas nisjes së Çmimit të Madh të Belgjikës. Ky ishte episodi më i debatueshëm i gjithë serisë së penaliteteve. Dënimi prej 5 sekondash ndaj Hamiltonit u konsiderua i ashpër nga shumë vëzhgues. Veçanërisht domethënës ishte fakti që vetë Rasëll e cilësoi ngjarjen si një “incident gare”, edhe pse përplasja më pas e detyroi pilotin e Mercedesit të tërhiqej. Vendimi i komisarëve u pa si tepër i rreptë dhe ndoshta u ndikua edhe nga pasoja e kontaktit, pra nga fakti që Rasëll nuk mundi të vazhdonte garën. Disa xhiro më vonë, ndërkohë, të njëjtët komisarë nuk ndërhynë në një incident ndoshta edhe më të dukshëm, ku Sharl Lëklerk u përplas me Oskar Piastrin. Në atë rast, megjithatë, piloti australian nuk pati pasoja dhe vazhdoi garën.

ÇFARË NDODHI NË HUNGARI? Në Budapest erdhën dy penalitetet e fundit. Të shtunën, gjatë pjesës së tretë të kualifikimeve (Q3), Hamilton u ndëshkua me humbje pozicionesh në nisje pasi pengoi Oskar Piastrin, i cili ishte në xhiron e tij të shpejtë. Pengimi ishte i qartë, por u hap një tjetër debat: kujt i takonte përgjegjësia, Hamiltonit apo Ferrarit që nuk e njoftoi në kohë? Përgjigjja nuk është aq e thjeshtë dhe mund të flitet për një përgjegjësi të përbashkët. Megjithatë, për drejtimin e garës kjo nuk ndryshon asgjë, pasi konstatohet një pengim i paligjshëm, piloti duhet të ndëshkohet. Një kampion bote që ka përfunduar i pari xhiron e tij të shpejtë duhet ta dijë se pas tij po afrohen rivalët për tentativën e tyre. Në këtë aspekt, Hamilton pati një mungesë përqendrimi. Por nga ana tjetër, është praktikë e zakonshme që nga muri i bokseve pilotët të paralajmërohen për makinat që vijnë me shpejtësi, pikërisht për të shmangur penalitete të tilla. Pra, edhe Ferrari pati pjesën e vet të përgjegjësisë. Hamilton, megjithatë, nuk kërkoi justifikime: “E marr përgjegjësinë… duhet të kisha parë pasqyrat”, deklaroi ai, edhe pse përmendi një vonesë në komunikimin radio me inxhinierin e tij.

GABIMI ME KUFIZUESIN E SHPEJTËSISË Më pas, gjatë garës, erdhi penaliteti i fundit. Në ndalesën e fundit në bokse, Hamilton mori një dënim prej 5 sekondash pasi tejkaloi limitin e shpejtësisë në “pit lanë” me vetëm 0.1 km/ h: 80.1 km/h në një zonë ku kufiri ishte 80 km/h. Frederik Vasër shpjegoi se Hamilton e kishte çaktivizuar kufizuesin e shpejtësisë një moment para kohe dhe kjo i kushtoi pozicionin ndaj shokut të skuadrës, Sharl Lëklerkut. Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë komplot apo për një seri ndëshkimesh të padrejta. Më shumë është një kombinim gabimesh në ekzekutim, pakujdesish të vogla dhe disa keqkuptime me murin e bokseve. Të gjitha këto janë episode që sipas rregullores mund të ndëshkohen. Është një tjetër dëshmi se në Formula 1, ku gjithçka vendoset në të mijtat e sekondës dhe ku çdo procedurë duhet kryer në mënyrë perfekte, edhe një kampion i nivelit të Hamiltonit nuk mund të lejojë as gabimin më të vogël.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan