SPORT

FORMULA 1/ Ralf sulmon Vershtapenin: Shumaker nuk do e bënte kurrë, i duhet një këshillues

Piranjat Përditësimi i fundit 21 March 2026, 15:23
FORMULA 1/ Ralf sulmon Vershtapenin: Shumaker nuk do e bënte kurrë, i

Sezoni 2026 i Formulës 1 ka nisur si një provë e vërtetë zjarri për Maks Vershtapen dhe ekipin Red Bull. Pas viteve dominimi pothuajse absolut, holandezi po përballet me një realitet krejt ndryshe për shkak të hyrjes në fuqi të rregulloreve të reja teknike dhe të njësive të fuqisë.

Ajo që pritej të ishte një tranzicion drejt një epoke të re suksesi, është kthyer, sipas vetë pilotit, në një “makth” dhe një luftë për “mbijetesë” në çdo xhiro. Holandezi, i cili mbeti vetëm dy pikë larg barazimit të një rekordi në Formula 1, fitimi i pesë titujve radhazi (si Mikael Shumaker), po përjeton një situatë të ngjashme me atë që përjetoi “Kaiseri”. Me zhdukjen e motorëve V10 dhe lodhjen mentale pas dominimit për pesë vite, Shumaker vendosi të tërhiqej, për t’u rikthyer katër vite më vonë me Mercedesin. Diçka e ngjashme po i ndodh edhe Vershtapenit, i cili po përballet me lodhjen mendore pas katër titujve radhazi, në një kohë kur sporti po hyn në një epokë të re rregulloresh.

KRITIKAT NGA RALF Nëse ka diçka që e karakterizon Mak Vershtapenin jashtë pistës, janë deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe pa filtra. Megjithatë, komentet e tij, ku u shpreh se tifozët që po e shijojnë këtë sezon nuk janë të vërtetë, nuk janë pritur mirë nga Ralf Shumaker. “Mikaeli nuk do ta bënte kurrë këtë, ai nuk do të kishte marrë kurrë një qëndrim të tillë”, tha ish-piloti, duke vlerësuar figurën e shtatë herë kampionit të botës. Në podkastin “Backstage Boxengasse”, Ralf shtoi: “Mendoj se ajo që i mungon tani Maksit, dhe kjo nuk është e pazakontë, është dikush me të cilin të flasë. Kur një sportist ka kaq shumë sukses, është e natyrshme që pak njerëz ta kundërshtojnë. Maks duhet të dëgjojë menaxherin e tij ose një mik të mirë dhe të përqendrohet tek gjërat e rëndësishme”. Ai vijoi duke e krahasuar me të vëllanë e tij, duke theksuar mënyrën si përballonte periudhat e vështira: “Në këtë moment, ai po garon në mesin e renditjes. Ajo që ka vërtet rëndësi tani, dhe kjo është diferenca e madhe me vëllain tim, është se Mikaeli gjithmonë e mbështeste ekipin dhe shmangte kritikat publike”.

MUNGESA E MARKOS, PROBLEM Që nga largimi i Helmut Markos nga Red Bulli, struktura e lidershipit dhe komunikimit me mediat ka ndryshuar ndjeshëm. Tani vëmendja është përqendruar te drejtori i ekipit, Laurent Mekies, dhe te vetë Vershtapen. Sipas Ralf Shumakerit, një pjesë e problemeve të Vershtapenit me publikun lidhen pikërisht me këtë mungesë figure udhëheqëse: “Vershtapen ka nevojë për dikë si Helmut Marko, që t’i thotë gjërat siç janë, të mbështesë ekipin dhe, kur është e nevojshme, t’i thotë: ‘Mjaft më'”. Ai gjithashtu theksoi urgjencën për të zëvendësuar këtë rol: “Është shumë e rëndësishme që ky pozicion të plotësohet sa më shpejt. Përndryshe, gjërat mund të marrin një drejtim që nuk duhet të ndodhë”, përfundoi prononcimin vëllai i legjendës së Formulës 1.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?