Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SPORT

Franca nis epokën Zidane/ Trajneri vendos rregulla të reja për marrëdhënien me mediat

P
Piranjat18 September 2026, 15:57 · 2 min lexim
Franca nis epokën Zidane/ Trajneri vendos rregulla të reja për

Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht detyrën si trajner i Kombëtares së Francës, duke sjellë ndryshime të dukshme në mënyrën e komunikimit të ekipit përfaqësues me mediat.

Në selinë e Federatës Franceze të Futbollit (FFF), trajneri i ri ka përcaktuar disa rregulla që do të shoqërojnë grumbullimet e Kombëtares, duke vendosur kufizime të reja krahasuar me periudhën e drejtimit 14-vjeçar të Didier Deschamps.

Për grumbullimin e parë dhe ndeshjen ndaj Belgjikës, e planifikuar më 5 tetor në “Stade de France”, kamerat televizive nuk do të lejohen në sallën e konferencave për shtyp.

Konferenca dhe aktivitetet përkatëse do të transmetohen përmes kanaleve zyrtare të Federatës Franceze të Futbollit.

Ndryshimet prekin edhe mënyrën e mbulimit mediatik të grumbullimeve në qendrën stërvitore të Francës, në Clairefontaine. Federata ka vendosur të heqë skenën tradicionale ku gazetarët dhe kamerat prisnin lojtarët në hyrje të qendrës, duke kufizuar kështu kontaktet e drejtpërdrejta në atë zonë.

Në vend të kësaj, FFF do të ketë një rol më të drejtpërdrejtë në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve video, duke kontrolluar më nga afër përmbajtjet që publikohen gjatë grumbullimeve të Kombëtares.

Megjithatë, gazetarët do të kenë mundësi të kontaktojnë me futbollistët në zonat e përziera gjatë ditëve të para të grumbullimit.

Një tjetër vendim lidhet drejtpërdrejt me Zidane. Sipas “AS”, trajneri francez nuk do të japë intervista gjatë kësaj periudhe ndërkombëtare, duke ruajtur qasjen e tij të rezervuar ndaj mediave.

Kështu, nisja e epokës Zidane në krye të Francës shoqërohet jo vetëm me ndryshime në drejtimin sportiv, por edhe me një qasje të re në marrëdhënien mes Kombëtares dhe mediave.=

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.