Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
SPORT

Francë-Marok "blindon" Parisin, masa të jashtëzakonshme sigurie para çerekfinales

P
Piranjat 9 July 2026, 13:04 · 2 min lexim
Francë-Marok "blindon" Parisin, masa të jashtëzakonshme

Parisi është vënë në gatishmëri të lartë përpara çerekfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, një ndeshje që autoritetet franceze e konsiderojnë me rrezik të lartë për rendin publik.

Sipas Le Parisien, Prefektura e Policisë ka hartuar një plan të posaçëm sigurie, i cili parashikon përdorimin e dronëve për monitorimin e zonave më të ndjeshme të kryeqytetit. Masat e jashtëzakonshme do të hyjnë në fuqi nga ora 21:00, një orë përpara nisjes së takimit.

Në kuadër të këtij plani është ndaluar përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike, ndërsa Champs-Élysées, ku në të kaluarën janë regjistruar incidente dhe akte vandalizmi pas ndeshjeve të mëdha, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë policore. Për të shmangur dëmtimet apo plaçkitjet, disa biznese kanë vendosur barriera mbrojtëse përpara vitrinave të tyre.

Për të kufizuar grumbullimet e tifozëve, autoritetet do të mbyllin edhe disa stacione metroje në zonën e Champs-Élysées, si dhe ndalesa të linjave 6, 8, 9, 12 dhe 14.

Vendosja e këtyre masave lidhet me ngjarjet e së kaluarës. Pas gjysmëfinales së Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Marokut në Katar, festimet u shoqëruan me trazira në disa qytete franceze. Atëherë u arrestuan mbi 260 persona në mbarë Francën, ndërsa vetëm në Paris u kryen 167 arrestime.

Në rajonin metropolitian të Parisit jetojnë rreth 300 mijë banorë me origjinë marokene, ndërsa në të gjithë Francën ky komunitet llogaritet në rreth 2.2 milionë persona. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur një prani të shtuar policore dhe masa të forta sigurie, me synimin për të parandaluar incidente dhe për të garantuar mbarëvajtjen e mbrëmjes sportive.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.