Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK...
SPORT

Francesco Pio Esposito: Interi luan për trofe, synoj të fitoj vendin edhe te Italia

P
Piranjat 3 August 2026, 14:58 · 2 min lexim
Francesco Pio Esposito: Interi luan për trofe, synoj të fitoj vendin

Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, foli për “Sky Sport” mbi pritshmëritë e sezonit të ri dhe rinovimin e kontratës: “Sezonin e kaluar shkuam përtej pritshmërive. Vija nga Serie B dhe jam shumë i kënaqur me mënyrën si shkoi sezoni im i parë tek Interi”. Për objektivat e sezonit të ri tha: “Qëllimi është të mos kënaqemi kurrë me atë që kemi arritur, të mos ndalemi dhe të përmirësohemi vazhdimisht, si në statistika, ashtu edhe si futbollistë”.

Lidhur me rinovimin e kontratës: “Jam shumë i qetë. Ndihem shumë mirë këtu tek Interi. Për këtë çështje merret agjenti im së bashku me klubin, pa asnjë problem”.

Për fazën përgatitore deklaroi: “Po punojmë shumë. Ndeshjet me Milanin dhe Juventusin do të jenë prova të rëndësishme. Derbi është gjithmonë i veçantë ndaj, edhe pse është miqësor, do ta luajmë me seriozitet”.

Sa iu përket objektivave të Interit nënvizoi: “Jemi një ekip i fortë dhe do të luajmë për të fituar edhe sezonin e ri”. Ndërsa për kombëtaren italiane tha:

“Fillimisht dua të tregoj vlerat e mia me klubin, pastaj shpresoj të kem mundësinë të dëshmoj veten edhe me Italinë, sepse fanella e kaltër ka shumë rëndësi për mua”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.