Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa...
SPORT

Fundi i telenovelës, Pirlo konfirmon largimin nga gara për stolin e Italisë

P
Piranjat27 July 2026, 10:35 · 2 min lexim
Fundi i telenovelës, Pirlo konfirmon largimin nga gara për stolin e

Ish-mesfushori legjendar ka konfirmuar vetë, përmes një postimi në rrjetet sociale, se nuk është më kandidat për pankinën e “Axurrëve”, duke i dhënë fund një telenovele që ka dominuar ditët e fundit në futbollin italian.

Sipas mediave italiane, vendimi iu komunikua Pirlos me një telefonatë teksa ai ndodhej në hotel pas kthimit nga një ndeshje miqësore në Salzburg. Ende nuk është bërë e ditur se kush e informoi zyrtarisht, por lajmi ndryshoi plotësisht skenarin për zgjedhjen e trajnerit të ri të Italisë.

Maldini dhe Leonardo kishin kthyer vëmendjen te Pirlo pasi kishin marrë refuzime nga Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola. Megjithatë, në momentet e fundit, negociatat u ndërprenë dhe kandidatura e tij u rrëzua.

Pak para mesnatës, Pirlo publikoi një deklaratë në Instagram për të sqaruar polemikat lidhur me bashkëpunimin e tij me kompaninë ruse të basteve Fonbet. Ai theksoi se marrëdhënia kishte lindur gjatë periudhës së punës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kishte qenë vetëm me karakter tregtar e sportiv. “Bashkëpunimi profesional, objekt i polemikave të fundit, ka lindur gjatë rrugëtimit tim të punës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është ekskluzivisht i natyrës tregtare dhe sportive. T’i japësh një kuptim politik do të thotë të më atribuosh bindje që nuk i kam shprehur kurrë dhe nuk më përkasin.”

Mëngjesin e së hënës, ish-kampioni i botës e ripublikoi të njëjtin mesazh në “Instagram Stories”, duke shtuar një fjali që konfirmoi përfundimisht zhvillimet: “Mbrëmë mësova se nuk jam më kandidati për pankinën e Kombëtares italiane.”

Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës i Federatës Italiane. Sipas raportimeve, situata mund të sjellë edhe largimin e Paolo Maldinit dhe Leonardos nga rolet e tyre drejtuese, ndërsa vendimi final për trajnerin e ri pritet t’i takojë presidentit Giovanni Malagò.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.